Poligamia e kirurgut shkakton debat në studio, Jazexhi: Sjellje histerike, në Malajzi mjeku do ishte person i nderuar. Beqiri: Jemi shtet laik

Marrëdhënia e poligamisë mes kirurgut 42-vjeçar Dervish Hasi, tre garave të tij dhe një minoreneje shkaktoi debat të fortë të studion e “Vizioni i Pasdites: të moderatores Brikena Prifti në Vizion Plus.

Historiani Olsi Jazexhi e quajti të drejtë sjelljen e kirurgut 42-vjeçar për të pasur marrëdhënie me 4 gra, pasi sipas tij në Kuran kjo është e lejueshme.

Sipas tij e gjithë histeria e shkaktuar në rrjet vjen nga komunizmi dhe anti-myslimanizmi që të tjerët duan të sjellin n ë Shqipëri.

Deklaratë e cila është kundërshtuar ashpër nga avokatja Nexhi Beqiraj dhe teologu Ilir Curri.

Sipas Beqirit Shqipëria është vend laik dhe duhen respektuar ligjet tona dhe jo Sheriati.

Pjesë nga biseda:

Brikena Prifti: Olsi opinioni juaj?

Olsi Jazexhi: Rasti ka qenë histerik për mënyrën se si është interpretuar nga mediat. Personi në fjalë po të jetonte në Malajzi, Indonezi, do të ishte një person i respektuar. Në Shqipëri sipas histerisë që ka mbjellë komunizmi, dhe islamofobisë së shtuar në vend, ku myslimanët burgosen pse shkruajnë në Facebook poshtë Izraeli. Në historinë e Shqipërisë poligamia ka qenë një nga normat e shqiptarëve deri në vitin 1928, ku Sheriati ishte si ligj. Poligamia u hoq pas adoptimit të ligjit të Zogut zyrtarisht, por u mbajt jozyrtarisht. Poligamia vazhdon sot e kësaj dite. Kemi në qytete apo zonat fshatare shumë qytetarë që kanë nga 2-3 gra. Kjo është praktikuar edhe në kohën e komunizmit.

Nexhi Beqiri: Komunizmi u ngrit kundër fesë, jo më të lejonte bashkëjetesat me 2-3 gra. Dihet lëvizja e madhe në 1967 kundër fesë, jo të lejohej bashkëjetëesa me 2-3 gra.

Jazexhi: Unë kam jetuar vetë në kohën e komunizmit, nëpër fshatra të Fierit, Korçës apo Tiranë ka patur raste që një burrë jetonte me 2-3 gra. Sipas fesë Islame Allahu ju thitë burrave merrni 2-3 apo 4 gra. Në botën myslimane poligamia është diçka normale, në Malajzi e mbrojtur ligjërisht. Por në Shqipëri nga 1928 kur u hoq Sheriati dhe mori kodin civil francez, në Shqipëri ekziston një histeri që vjen nga komunizmi.

Brikena Prifti: Histeria nuk ka qenë vetëm në poligami, por tek videot pornografike, por dhe mosha.

Jazhexhi: Unë e di rastin. Nuk është gjendur asnjë rast pornografik, është fakenews, personit në fjalë i janë hapur edhe procese të njohura më herët.

Brikena Prifti: Ju thoni gënjen policia?

Jazexhi: Unë nga avokati di që nuk është gjetur asnjë material i tillë, janë gjetur vetëm mesazhe dashurie, dhe çdo gjë është ligjore. Në Shqipëri patja e tre dashurave nuk përbën krim, kemi shumë zyrtarë të qeverisë, kemi ish-zv.kryeminsitrin që kishte gruan në shtëpi kishte dashnore drejtoren e tij. Rasti i doktorit në fjalë është një rast tjetër. Ai nuk është arrestuar për martesë nën 18-vjeç. Kemi Arapin në Lushnje pse u martua me një vajzë nën 18-vjeç, edhe një rast në Sarandë u arrestua pse kreu marrëdhënie me 15 vjeçaren. Nëse shkojmë në një gjimnaz në Tiranë do të gjejmë shumë nxënës që kanë marrëdhënie me njëri-tjetrin. Por në rastin në fjalë kemi sulm ndaj myslimanëve.

Nexhi: Beqiri: Unë dua të theksoj se Shqipëria është një vend laik, nuk bazohet në Sheriat. Ata që besojnë në fenë myslimane apo katolike të respektojnë ligjet e shtetit shqiptar. NË Shqipëri nuk lejohet të kesh dy, tre apo gra.

Ilir Curri: Ne si shoqëri shqiptare me shumicë myslimane duhet të çojmë dhe ligjin aty ku nuk cënohen të drejtat e myslimanëve. Ne si shoqëri duhet tu sigurojmë të rinjve dhe të rejave jetesën sipas normave fetare. Nëse ti i ndalon lidhjen e ligjshme në paligjshmëri.

Brikena Prifti: A ka shtetas myslimanë që janë dënuar pse kanë më shumë se një grua?

Jazexhi: Ndodh që një njeri të ketë 3 apo katër martesa, por sipas ligjit shqiptar kur një martesë nuk funksionon, ai bën divorcin dhe mund martohet prapë. Problemi në këtë rast është se i mbajti të 3 gratë në banesë, dhe që nga mosha 14 vjeç ai ka qenë në lidhje me të. E ligjshme është bëj një zgjidhje martese dhe martohu prapë.

Nexhi Beqiri: Ne nuk jemi shtet mysliman.

Jazexhi: Zonja Nexhi se emrin e ke turk dhe mbiemrin mysliman.

Nexhi Beqiri: Gjyshi im ka qenë Hoxhë dhe unë do respektoj ligjet e shtetit shqiptar./vizionplus

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne