Politikat e Bin Selman përputhen me interesat e Izraelit

Në kohën kur mes vendeve arabe janë shtuar shumë tensionet, Izraeli ka shfrytëzuar rastin dhe situatën e krijuar për të zbatuar qëllimet e tij politike dhe të sigurisë lidhur me hebraizimin e Bejtul Mukadesit, pa pasur asnjë dilemë apo problem.

Në përgjithësi çështjet politike ndahen në dy grupe me prioritet të lartë dhe të ulët. Në grupin e parë futën e ato çështje që janë në krye të përpjekjeve dhe takimeve diplomatike dhe në grupin e dytë futen çështje të një rëndësie më të vogël. Në rajonin e Lindjes së Mesme përgjatë 6 viteve të kaluara, janë parashtruar çështje të tilla si çështja bërthamore e Republikës Islamike të Iranit, kriza e Sirisë, Irakut dhe Jemenit dhe çështja e terrorizmit, të cilat renditen në grupin e çështjeve me prioritet të lartë. Një prej karakteristikave që tregon rëndësinë e lartë të ndonjë teme është se Rex Tillerson, sekretari amerikan i shtetit prej 4 ditësh ndodhet për një vizitë në Lindjen e Mesme dhe gjatë këtyre katër ditëve, 2 herë ka shkuar në Kuvajt, 2 herë në Katar dhe një herë në Arabinë Saudite ku është takuar me krerët e këtyre vendeve. Edhe pse sjelljet, politikat dhe krimet e Izraelit gjatë viteve të fundit për shkak të zhvillimeve në botën arabe janë cilësuar me rëndësi disi më të ulët, mirëpo tensionet brenda vendeve arabe gjithmonë janë bërë shkak që çështja e krimeve të Izraelit të vendoset në prioritet më të ulët. Nga njëra anë Izraeli mundohet t’i shfrytëzojë tensionet për të përmirësuar marrëdhëniet me Arabinë Saudite dhe nga ana tjetër ky regjim vazhdon të ndjekë politikat e tij kundrejt çështjes palestineze. Në këtë mes komiteti ministror për ligjet në kabinetin e regjimit sionist, më 16 korrik, miratoi një ligj i cili krijon kushtet për mos ndarjen e Bejtul Mukadesit dhe bllokon çdo mundësi për zgjidhjen e së ardhmes së Palestinës me anë të bisedimeve konstruktive. Në bazë të këtij plani ndarja e Bejtul Mukadesit do të jetë e mundur vetëm në rast se 80% e deputetëve të parlamentit të regjimit sionist votojnë për këtë ndarje. Me fjalë të tjera ky ligj kërkon të tregojë se i gjithë Bejtul Mukadesi është i Izraelit. Edhe më herët kabineti i regjimit sionist kishte kundërshtuar ndarjen e Bejtul Mukadesit dhe ka theksuar në hebraizimin e plotë të tij./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne