“Populizmi, racizmi dhe islamofobia në Evropë kanë gërryer vlerat e përfaqësuara nga BE”

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka deklaruar se “Rryma të tilla si populizmi, racizmi dhe islamofobia që janë në rritje në Evropë kanë gërryer vlerat e përfaqësuara nga vetë BE-ja”.

Çavuşoğlu mbajti fjalimin e hapjes në takimin jozyrtar të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), të cilin e kryeson këtë vit në Antalya të Turqisë.

Duke tërhequr vëmendjen se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian (BE) ishte një pioner i ndryshimit dhe zhvillimet për shumë vende në rajon, kryesisht në vitet 1990 dhe fillimin e viteve 2000, Çavuşoğlu nënvizoi se Turqia si një vend që ka siguruar integrimin me BE-në në shumë fusha, dëshiron që BE-ja të jetë e sukseshme në drejtim të idealeve të ditëve të formimit të BE-së, të jenë bashkuese dhe jo ndarëse.

“Së fundmi, rryma të tilla si populizmi, racizmi dhe islamofobia që janë në rritje në të gjithë Evropën kanë gërryer vlerat e përfaqësuara nga vetë BE-ja”, tha Çavuşoğlu./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress