Opinion Rajoni

Popullsia e vendeve të Ballkanit shkon drejt tkurrjes

Nga Dr. Erhan Turbedar

Sipas Kombeve të Bashkuara, drejt vitit 2050, popullsia e botës do të rritet me shpejtësi. Por për fat të keq kjo rritje e popullsisë do të jetë në qytete, kurse popullsia e zonave rurale në botë do të mbetet e njëjtë. Kurse në 10 vende të Ballkanit gjendja duket ndryshe. Në rajonin e Ballkanit për periudhën në fjalë parashikohet në ulje e ndjeshme e popullsisë, në qytete popullsia do të mbetet e njëjtë kurse në zonat rurale pritet të “shkrihet” në një masë të rëndësishme.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se popullsia botërore, që në vitin 1990 në zonat urbane përbëhej prej 2.3 miliardë banorësh, në vitin 2015 arriti në rreth 4 miliardë banorë kurse drejt vitit 2050 do të arrijë në 6,7 miliardë banorë. E parë nga aspekti i zonave rurale, popullsia në vitin 1990 ishte 3 miliardë banorë ndërsa në vitin 2050 parashikohet të qëndrojë në të njëjtin nivel.

Në vitin 1950 popullsia e përgjithshme e dhjetë vendeve të Ballkanit, duke përfshirë këtu Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Bullgarinë, Kroacinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Rumaninë, Serbinë, Slloveninë dhe Greqinë, ka qenë 49 milionë banorë. Në vitet 1990 kjo shifër arriti në 69 milionë banorë kurse pas kësaj periudhe filloi të bie dhe deri në vitin 2015 kjo shifër u pakësua me 6 milionë banorë. Drejt vitit 2050 popullsia e përgjithshme e këtyre 10 vendeve të Ballkanit parashikohet se do të zvogëlohet deri në 53 milionë banorë.

Si rrjedhojë, e krahasuar me vitet 1990, deri në vitin 2050 parashikohet një shkrirje me 24% e popullsisë së përgjithshme të Ballkanit.

Gjatë periudhës 1950-1990 popullsia urbane e vendeve të Ballkanit u rrit 2.8 herë dhe në vitin 1990 ishte afërsisht 38.3 milionë banorë. Mirëpo që nga vitet 1990 e deri në ditët tona, në shifrat e popullsisë urbane të vendeve të Ballkanit nuk ka pasur ndonjë ndryshim të konsiderueshëm dhe kjo shifër do të vazhdojë të jetë e fiksuar pothuajse deri në vitin 2030, kurse në vitin 2050 parashikohet të jetë rreth 39 milionë banorë.

Kurse tendenca në popullsinë rurale të vendeve të Ballkanit nxjerr në pah një tablo pesimiste. Që nga viti 1955, në popullsinë rurale të 10 vendeve të Ballkanit vihet re një tendencë gjithmonë në rënie. Sepse në vitin 1955 ndërkohë që në zonat rurale të Ballkanit jetonin 35.4 milionë banorë, në vitin 2015 kjo shifër ra në afërsisht 22 milionë banorë. Parashikohet që deri në vitin 2050, në këtë zona të jetohet edhe një shkrirje pre 8 milionë banorësh.

E vlerësuar në bazë vendesh, vihet re se në disa vende të Ballkanit, gjatë periudhës 1990-2015 është jetuar një rënie e konsiderueshme e tërë popullsisë. Gjatë kësaj periudhe në Bosnjë-Hercegovinë ka pasur një tkurrje prej 21%, në Bullgari 19%, në Rumani 15%, në Kroaci dhe Shqipëri 11% kurse në Serbi në 7%. Kurse në Malin e Zi, Slloveni, Maqedoni dhe Greqi është jetuar një rritje e lehtë e popullsisë në mesataren 2%-9%.

Kurse drejt vitit 2050 parashikohet një rënie e popullsisë në të tëra vendet e Ballkanit. Për shembull, krahasuar me vitin 2015, pritet që popullsia e Bullgarisë deri në vitin 2050 të bie me 24%, e Kroacisë me 18%, e Rumanisë me 17%, e Serbisë me 16%, e Bosnjë-Hercegovinës me 13% dhe e Greqisë me 11%. Kurse vendet e tjera të Ballkanit pritet të tkurren me 6%-8% gjatë periudhës 2015-2050.

E parë nga aspekti i popullsisë urbane, gjatë periudhës 1990-2015 popullsia urbane në Rumani, Bullgari, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroacia ka pësuar rënie, kurse në vendet e tjera kuptohet se ka pasur rritje. Rumania është vendi që përjetoi më shumë rënie të popullsisë urbane me 14% kurse Shqipëria është vendi që përjetoi me shumë rritje me 41%. Krahasuar me të dhënat që i përkasin vitit 2015, pritet që në vitin 2050 popullsia urbane e Bullgarisë të tkurret me 13%, ajo e Greqisë të qëndrojë përafërsisht e njëjtë ndërsa ne vendet e tjera të Ballkanit pritet të ketë rritje të popullsisë urbane. Në vitin 2050 vendi që do të ketë më tepër rritje të popullsisë urbane është Shqipëria me përkatësisht 24%. Kurse rritja e popullsisë urbane në Rumani, Kroaci dhe Serbi pritet të jetë në një nivel simbolik prej 2%-4%.

Në periudhën 1990-2015, përveç Maqedonisë, në të tëra vendet e Ballkanit pati një rënie të popullsisë rurale. Rënia e popullsisë rurale në Shqipëri, Bullgari, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci ishte në nivelin 20% deri në 40%. Kurse drejt vitit 2050, krahasuar me vitin 2015 në të tërë vendet e Ballkanit pritet një rënie e popullsisë së zonave rurale në nivelin 37% deri në 56%.

Sigurisht që një ecuri e tillë negative që vihet re në popullsinë dhe strukturën e vendeve të Ballkanit, do të ketë jo vetëm ndikime social-ekonomike por edhe pasqyrime në marrëdhëniet e ndjeshme etnike në rajon. Për shembull, ndërkohë që popullsia e Bullgarisë pëson rënie, nuk është shumë e vështirë të përcaktohet se në këtë vend do të ketë rritje të paragjykimeve dhe deklaratave kundër turqve që jetojnë në këtë vend./ trt

OPINIONE