Netanjahu: Tubimi arab në Tel Aviv kërcënoi ekzistencën e Izraelit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se valëvitja e flamujve palestinezë në një protestë kundër ligjit të diskutueshëm të njohur si ” Shteti hebraik” në Tel Aviv përbënte një kërcënim për ekzistencën e Izraelit.

Dhjetëra mijëra arabë marshuan në Tel Aviv të shtunën, duke thirrur ‘Barazi’ dhe ‘Aparteidi nuk do të kalojë’ dhe valëvitën flamujt palestinezë në shenjë proteste ndaj ligjit të ri të miratuar muajin e kaluar. “Dje kemi marrë dëshmi të qarta për mosbesimin ndaj ekzistencës së Izraelit dhe domosdoshmërinë e Ligjit të Shtetit-Hebre”, tha Netanjahu në një mbledhje të kabinetit të dielën. Arabët përbëjnë afërsisht një të pestën e popullsisë së Izraelit prej afro nëntë milionë banorësh dhe prej kohësh janë ankuar për pabarazi dhe diskriminim në atdheun e tyre të dikurshëm, ku ata trajtohen si qytetarë të klasit të dytë. Ligji i ri i miratuar nga Knesseti izraelit në korrik e deklaron Izraelin një shtet ekskluzivisht për hebrenjtë, në atë që është denoncuar si një “aparteid” dhe një vendim “racist” nga shumë aktivistë dhe udhëheqës politikë anembanë botës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne