“Mbështetja e Amerikës për Arabinë Saudite ka marrë një tjetër ngjyrë”

Loblag në një raport ka shkruar: Mbështetja e Amerikës për Arabinë Saudite me ardhjen e Donald Trup në Shtëpinë e Bardhë, ka marrë një ngjyrë tjetër.

“Lufta e Jemenit ka sfiduar fuqinë shpirtërore të sundimtarëve sauditë”, tha James Dorsey, analist i lartë në Qendrën e Singaporit për Studime Ndërkombëtare, në një raport të quajtur “Lufta e Jemenit sfidoi fuqinë shpirtërore të sundimtarëve sauditë”, duke shtuar se lufta në Jemen e drejtuar nga sauditët me në krye princin e kurorës, Mohamed bin Salman dhe me mbështetjen e qeverisë së Trump dhe të regjimit sionist dhe, natyrisht, marrëdhënieve diplomatike nga shtrëngimi i këtij vendi me bashkësinë ndërkombëtare, ka sfiduar sovranitetin shpirtëror të mbretërisë arabe në botën myslimane sunite, një botë që llogarit fuqishëm në këtë mbretëri. Me fjalë të tjera, hendeku në legjitimitetin e kësaj mbretërie është dyfishuar me rritjen e krizës humanitare në Jemen, një krizë që, sipas Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera humanitare, është quajtur kriza më e keqe humanitare që nga lufta e ftohtë. Nga ana tjetër, goditja e viktimave civile si pasojë e sulmeve të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe fitorja e udhëheqësve populistë në vende si Malajzia, Turqia dhe Pakistani dhe mungesa e aftësisë saudite për të imponuar vullnetin e tyre në vende si Katari, Jordania, Libani, Kuvajti dhe Omani, e kanë shtuar krizën edhe më shumë.

Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka dënuar heshtjen dhe neglizhencën ndërkombëtare kundrejt Jemenit dhe kundrejt krimeve të Arabisë Saudite në këtë vend. Dhjetëra civilë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur rëndë, pasi avionët e Arabisë Saudite sulmuan një autobus që transportonte fëmijë në provincën veriperëndimore të Jemenit, Sa’ada. Autobusi u sulmua të enjten në një treg në qytetin Zahin të provincës Sa’ada, njoftoi rrjeti televiziv i Jemenit al-Masirah. Ministria e shëndetësisë e Jemenit tha se 50 civilë, kryesisht fëmijë, u vranë dhe rreth 77 të tjerë u plagosën në sulm. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha në një deklaratë se autobusi transportonte fëmijë. Johannes Bruëer, kreu i delegacionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Jemen, gjithashtu tha se shumica e viktimave ishin nën moshën 10 vjeçare. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 500 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne