Portreti politik i Nexhmedin Erbakanit

Në fund të Luftës së Parë Botërore, ndërsa shteti osman – perandoria udhëheqëse muslimane – u shpërbë, perandoritë koloniale perëndimore në lulëzim arritën të merrnin tokat muslimane nën zgjedhën e tyre. Vetëm në Turqi njerëzit patën sukses në përmbysjen e pushtimit kolonial përmes një lufte të vështirë të pavarësisë.

Ndërsa shteti osman hyri në një periudhë fatale regresioni, intelektualët osmanë dolën me ide të reja për të mbajtur perandorinë në këmbë. Otomanizmi, Islamizmi, Turkizmi dhe Oksidentalizmi ishin idetë kryesore në mesin e intelektualëve osmanë të asaj kohe. Pas rënies së perandorisë dhe themelimit të Republikës, Turkizmi dhe Oksidentalizmi kishin filluar të mbizotëronin në Turqi. Ndërsa Lufta e Ftohtë polarizoi botën me dikotominë e kapitalizmit dhe komunizmit, pa lejuar për një opsion të tretë, vetëm një grup i vogël i shteteve të reja të pavarura mbetën “të parreshtuara”.

Disa grupe politike dhe intelektuale që përkuan me ato Osmane që mbështesnin idenë e islamizmit, u shfaqën në gjysmën e dytë të viteve ‘70. Në fakt, teksa formësohej epoka e fundit e shtetit osman, ideja e islamizmit pulsonte nëpër venat e ndryshme sociologjike. Islamizmi është bërë një nga lëvizjet më të shquara politike në Turqi përmes tarikateve të Kadirijas dhe Nakshbandit, disa lëvizjeve Selefiste, Namik Kemalit dhe miqve të tij dhe Sulltan Abdulhamidit II. Në periudhën themeluese një-partiake të Republikës, elita politike në pushtet e shtypi islamizmin si një mendim politik. Konservatorët kundërshtuan në heshtje idetë oksidentale dhe raciste të periudhës një-partiake të Partisë Republikane Popullore (CHP).

Në këtë kontekst historik, Nexhmedin Erbakan u shfaq si mbështetës i një opsioni të tretë, përtej opozitës binare të kapitalizmit dhe komunizmit. Si një inxhinier, Erbakani e transformoi trupin islamik të njohurive të zhvilluar në heshtje deri në vitin 1970, në një manifest të plotë politik.

Pavarësisht nga fakti se elita burokratike në pushtet gjithmonë i mbyti partitë politike islamike të Erbakanit, lëvizja e tij politike vazhdoi të rritej. Edhe pse ato parti politike kanë pasur emra të ndryshëm, lëvizja politike e udhëhequr nga Erbakani si një e tërë është caktuar si Vizioni Kombëtar. Karakteristikat kryesore të Lëvizjes së Vizionit Kombëtar ishin si më poshtë:

1. Bërja e politikës në përputhje me kodet tradicionale të Islamit

2. Marrja e një qëndrimi politik anti-kolonial, por jo të dhunshëm

3. Bërja e politikës përmes partive politike ligjore

4. Përpjekja për të drejtat e njeriut dhe lirinë e mendimit dhe besimit

5. Të mos përpiqej për të ndryshuar idetë themelore të Islamit

6. Transferimi i njerëzve të paarsimuar dhe të varfër të Anadollit fillimisht në qytete dhe më pas në qendrën administrative

Përveç të gjitha këtyre karakteristikave, Erbakani tregoi se islamizmi mund të kishte prodhuar alternativa politike, në vend që thjesht të reagonte me format moderne të shoqërisë. Qeveritë e tij të koalicionit realizuan projekte masive të industrisë së rëndë. Prandaj, lëvizja e tij politike ishte e para e këtij lloji, që paraqiste për elektoratin e saj një alternativë të re politike të mbështetur nga prosperiteti ekonomik.

Për fat të keq, qeveria e Erbakanit u rrëzua nga një grusht shteti. Megjithatë, qeveria e tanishme u themelua nga një elitë revizioniste politike që vjen nga Lëvizja e tij e Vizionit Kombëtar, e cila krijoi Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila me shpejtësi erdhi në pushtet në vitin 2002. Duke i përkushtuar gjithë jetën e tij zhvillimit politik dhe ekonomik të vendit të tij, Erbakani la një trashëgimi të fortë politike që thekson një opsion të tretë politik, që premton liri dhe prosperitet për masat e shtypura. Në përvjetorin e vdekjes së tij, ne e kujtojmë me respekt dhe admirim. / ©Gazeta Impakt

Burimi: DS

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne