Krerët e vendeve arabe në përfundim të takimit njëditor të Ligës Arabe në Jordani deklaruan se janë të gatshëm për një pajtim historik me Izraelin me kusht që Izraeli të tërhiqet nga territoret e pushtuara në luftën e vitit 1967.
Shpallja zyrtare e planit të pajtimit me Izraelin nga Liga Arabe vjen në një kohë kur shumica e sundimtarëve në vendet arabe në veçanti në Arabinë Saudite dhe në Bahrejn gjatë viteve të fundit në heshtje dhe në mënyrë të fshehtë i kanë forcuar lidhje e tyre me regjimin sionist që është armiku kryesor i popullit palestinez dhe i botës islame.