Pothuajse gjysma e gjermanëve, francezëve, polakëve mendojnë se SHBA ndërhyn në zgjedhjet e jashtme

Shumica e publikut të arsimuar Evropian beson se SHBA ushtron ndikimin e saj në zgjedhjet e vendeve të tjera, sipas sondazhit të fundit publik të Sputnik, kryer nga anketuesi kryesor Francez Ifop.

Sputnik i kërkoi anketuesit francez Ifop (Instituti Francez i Opinionit Publik), një hulumtues i famshëm ndërkombëtar i tregut që ka mbledhur opinionin publik për kompanitë e mëdha dhe partitë politike që nga viti 1938, për të zbuluar se çfarë mendojnë evropianët për çështjen e ndërhyrjes në zgjedhjet e jashtme në prag e akuzave të ndërhyrjeve të supozuara të Rusisë në vendet e tjera.

Rusia është akuzuar nga SHBA për ndërhyrjen në zgjedhjet e jashtme parlamentare dhe presidenciale, me akuzat që çuan në një raund të ri të sanksioneve anti-ruse të vendosura nga Uashingtoni.

Ifop intervistoi 3,228 të anketuar mbi moshën 18 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Poloni, duke i pyetur ata, “Duke marrë parasysh ndikimin politik dhe ekonomik dhe aftësitë e forcave të tij speciale, cili vend ushtron më shumë ndikim në zgjedhjet e vendeve të tjera? ”

Ndër vendet e sugjeruara ishin SHBA, Rusia dhe blloku i BE-së, opsione e tjera sugjeronin një vend tjetër ose asnjë.

Një e treta e banorëve të Britanisë së Madhe mendojnë se SHBA-ja ushtron ndikim në zgjedhjet e vendeve të tjera. Megjithatë, përqindja është dukshëm më e lartë në Gjermani dhe Francë (mbi 40%). Është interesante se të dy vendet zhvilluan zgjedhje këtë vit.

Në Poloni, e cila votoi në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në 2015, po ashtu 43% treguan dyshimet e tyre ndaj SHBA.

Vetëm 21% e banorëve të Britanisë së Madhe dhe më pak se 30% e evropianëve kontinentalë, megjithatë besojnë se Rusia ka një ndikim në votimin e vendeve të tjera.

Numri i atyre që mendojnë se BE ndërhyn në zgjedhjet e vendeve të tjera është pothuajse dy herë më i lartë në Mbretërinë e Bashkuar (18%), sesa në Francë, Gjermani apo Poloni.

Mosha dukej se kishte një ndikim të rëndësishëm në përgjigjet. Ata nën 35 vjeç treguan më pak besim në paanshmërinë e makinës politike amerikane sesa brezi i vjetër.

Në të katër vendet, sondazhi tregoi se arsimi gjithashtu ishte një faktor, me ata që posedonin një arsim të lartë duke zgjedhur SHBA si fajtorin kryesor, në krahasim me moshatarët e tyre më pak të arsimuar.

Duke marrë parasysh preferencat ekzistuese politike të të anketuarve, të majtët janë ata që kanë besimin më të fortë se SHBA ndërhyn në zgjedhjet e vendeve të tjera, ndërsa mbështetësit e Frontit Kombëtar dhe Partisë Lëvizja Demokratike nuk janë më të sigurtë.

Në Poloni, kryesisht është e djathta (44%) dhe centristët (43%) që fajësojnë SHBA-të, ndërsa 38% e të majtëve ndajnë këtë mendim.

Sa për Gjermaninë, 46% e gjermanëve lindorë mbështesin idenë e ndërhyrjes së SHBA-së, kundrejt 39% të gjermanëve perëndimorë të anketuar. Ndërkohë, 31% e perëndimorëve mendojnë se Rusia ndërhyn në zgjedhjet e jashtme, ndërsa vetëm 18% në Gjermaninë Lindore ndajnë këtë mendim.

Në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit që banojnë jashtë kryeqytetit mendojnë se SHBA ndërhyn më shumë, ndërsa rreth 30% e londinezëve mbështesin këtë pikëpamje./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne