“Prania e Turqisë është pjesë e bashkëpunimit mes dy shteteve”

Ambasadori i Katarit në Washington Meshal Bin Hamad Al Sani thotë se nuk kanë asnjë shqetësim se ushtarët turq në rajon do të nxisin ndonjë konflikt. “Prania e Turqisë është pjesë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve”, thotë ai.

Ambasadori Al Sani në Këshillin e Marrëdhënieve Globale, me qendër në Uashington foli mbi embargon e vendosur të disa shteteve arabe, në krye me Arabinë Saudite ndaj Katarit.

Duke vënë në dukje se shtetet arabe nuk kanë treguar një arsye konkrete për embargon e vendosur ambasadori Al Sani thotë se disa shtete nuk janë të kënaqur me reformat politike të realizuar për 20 vite në Katar.

Al Sani thekson se qeveria në Katar ka zhvilluar zgjerime në drejtim të popullit dhe se është larguar nga kultura e censurave, duke mundësuar hapjen e një institucioni të medias së Al Jazeera.

“Disa shtete e shihnin këtë ndryshim si një kërcënim për veten. Mendoj se embargoja të cilën po e përjetojmë tani, është një pjesë apo reflektim i kësaj ndjenje”, thotë Al Sani.

Nuk kemi shqetësim nga ushtria turke

Lidhur me pyetjen nëse mund të jenë të shqetësuar disa shtete arabe lidhur me marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Katarit, Al Sani thotë se “Ashtu si disa shtete tjera të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (KBGJ) edhe ne kemi marrëdhënie mjaft të fuqishme me Turqinë. Ne kemi marrëdhënie të mira me Turqinë edhe në kuadër të KBGJ-së por edhe kemi marrëdhënie të fuqishme dypalëshe. Turqia është anëtare e NATO-s dhe në këtë aspekt edhe ne jemi në marrëdhënie reciproke me NATO-n”.

Ai thotë se nuk e kupton se pse disa shtete janë të pakënaqur nga marrëdhëniet Turqi-Katar.

Duke rikujtuar se me Turqinë kanë marrëdhënie që para shumë kohësh se sa kriza, Al Sani thotë se nuk kanë asnjë shqetësim se ushtarët turq në rajon do të nxisin ndonjë konflikt.

“Prania e Turqisë është pjesë e bashkëpunimit në mes të dy shteteve. Dhe, them përsëri se Turqia është anëtare e NATO-s dhe ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Po ashtu kjo temë flitej shumë më parë se sa kriza”, thotë ai.

Al Sani tha se në shtetin e tij ndodhen edhe dy baza amerikane dhe se justifikimi për praninë ushtarake turke është i pavend.

Duke theksuar se prania ushtarake në Katar është jashtë çështjes së Krizës, Al Sani thotë se “Ne po vazhdojmë ta detyrojmë diplomacinë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”.

“Kemi pranuar 13 mijë ankesa”

Sani thotë se kriza, përveç dëmeve ekonomike, ka dëmtuar edhe imazhin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe se kjo ka shkaktuar edhe ndarjen e familjeve.

Deri më tani kemi pranuar 13 mijë ankesa nga familjet që janë detyruar të ndahen. Për fat të keq kemi martesa të shumta ndërmjet shteteve. Në kohët e fundit ata janë ndikuar shumë. Për shembull qytetarët e Katarit janë detyruar që t’i lënë familjet dhe fëmijët e tyre në Emiratet dhe të largohen nga shteti. Ose nënat u detyruan t’i lënë fëmijët e tyre”.

Marrëdhëniet me Irakun në kuadër të KBGJ-së

Ambasadori i Katarit lidhur me pyetjen se marrëdhëniet në mes të Teheranit dhe Dohas mund të kenë nxitur krizën e vazhduar, thotë se marrëdhëniet mes Katarit dhe Iranit janë të pranishme për një kohë të gjatë.

“Marrëveshjet tona me Iranin për gaz natyror dhe tregti po realizohen në kuadër të KBGJ-së. Në fakt Emiratet e Bashkuara Arabe kanë marrëdhënie më të mira me Iranin se ne”, tha ai.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet me Iranin nuk kanë asnjë lidhje me krizën, Al Sani thotë se Katari ashtu si Emiratet ka 18 fluturime javore për në Teheran./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne