Prapaskena e pjesëmarrjes së princit saudit në takimin e MEK

Faqja informative “Interspot” në një raport të saj ka trajtuar arsyet e pranisë njëkohësisht të disa anëtarëve të Kongresit të Amerikës dhe princit saudit në takimin e organizatës Muxhahedine Khalk (MEK) në Paris të Francës.

Faqja informative “Interspot” në një raport të saj është munduar ta gjejë përgjigjen e kësaj pyetje se çfarë interesa të përbashkëta janë bërë shkak që disa ish-anëtarë republikanë dhe demokratë të Kongresit të Amerikës dhe gjithashtu Turki Fejsal, princi i Arabisë Saudite, të marrin pjesë në takimin e grupit terrorist Muxhahedine Khalk (MEK) në Paris të Francës.

Autori i këtij shkrimi në fillim, pasi vë në dukje të kaluarën dhe mënyrën e lindjes, zhvillimit dhe rrotullimit të grupit terrorist MEK drejt veprimeve terroriste dhe veprimeve armiqësore kundër popullit të Iranit shkruan, udhëheqja e këtij grupi ishte në dorë të një grua dhe burri të quajtur Maryam dhe Masud Rajavi. Masud Rajavi ka shumë vite që nuk është parë askund dhe siç duket ka disa vjet që ka vdekur.

Autori i këtij shkrimi thotë se nëse dikush është çuditur kur ka parë në të njëjtën kohë Turki bin Fejsal, Jo Liberman dhe Newt Gingrich në takimin vjetor të grupit terrorist MEK dhe lavdërimet e tyre ndaj këtij grupi terrorist të cilin Amerika nga viti 1997 deri në vitin 2012, e kishte vendosur atë në listën e organizatave terroriste jashtë vendit, duhet të marrë parasysh se luftënxitësit amerikanë dhe ata të rajonit të Lindjes së Mesme përgjatë shumë viteve në mënyrë të hapur dhe me zë të lartë kanë bërë të gjitha përpjekjet për heqjen e emrit të këtij grupi terrorist nga lista e organizatave terroriste të Amerikës.

Autori i këtij shkrimi i cili duket të jetë tepër i zemëruar nga skandali i pjesëmarrjes së disa përfaqësuesve të kongresit amerikan në takimin e grupit terrorist MEK dhe nga mbështetja e hapur e tyre ndaj këtij grupi, për të justifikuar mosekzistimin e marrëdhënieve të funksionarëve të Amerikës me këtë grup të urryer, shkruan: ” Funksionarët e Amerikës nuk duhet të kenë marrëdhënie me grupin terrorist MEK, jo për arsye se ky grup nuk ka kurrfarë pozite të rëndësishme në shoqërinë e Iranit ose për këtë shkak se ata kanë mbështetur ushtarakisht regjimin e ish-diktatorit irakian Sadam Husejn gjatë luftës tetë vjeçare Iran-Irak dhe për këtë arsye ky grup është i urryer në Iran, por për arsye se argumenti më i rëndësishëm është ky që ky grup ka strukturë sektarist dhe të kultit dhe është shumë totalitar.

Ai në vazhdim vuri në dukje raportin e vitit 1994 të Departamentit Amerikan të Shtetit në të cilin shumë mirë është shpjeguar se si pjesëtarët e këtij grupi terrorist përjetojnë shpëlarje të trurit dhe detyrohen të deklarojnë besnikërinë e tyre ndaj për çdo ditë ndaj liderit kryesor të këtij grupi ose të kryejnë rituale sektariste dhe të padrejta si shkurorëzimin e detyrueshëm për të gjithë anëtarët e këtij grupi, por natyrisht se Masud Raxhavi bënë përjashtim nga ky rregull. Autori i këtij shkrimi në fund për të zbërthyer praninë e politikanëve amerikanë dhe të princave të Arabisë Saudite, përmend shumë argumente dhe arsye, por më të rëndësishmet janë atraktiviteti ideologjik dhe diskriminues i prapambetur i këtij grupi dhe marrja e shumave të mëdha parash nga grupi terrorist MEK për pjesëmarrje në “shfaqjet teatrale” të këtij grupi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne