Predikuesi dhe Vietnami: Kur ungjillori Billy Graham nxiste Nixonin të vriste një milion njerëz

nga Jeffrey St. Clair – Alexander Cockburn

Ka një kontrast të vogël në mbulimin që shtypi ka bërë gjatë dekadave të marrëdhënieve private të Billy Graham me Richard Nixon, siç shfaqen në kasetat e nxjerra gradualisht nga Arkiva Kombëtare ose të zbuluara nga letrat e Nixon. Ne do i afrohemi shkurtimisht diskutimeve private mes Graham dhe Nixon në lidhje me hebrenjtë, por së pari le të shohim një tjetër bashkëveprim mes ungjilltarit të madh dhe komandantit të tij.

Në prillin e vitit 1989, një cështje mes Graham dhe Nixon bëhet publike. Kishte formën e një letre sekrete të datës 15 prill 1969, hartuar në një kohë që Graham takohet në Bangkok me misionarët nga Vietnami. Këta njerëz të Perëndisë thanë: nëse bisedimet e paqes në Paris do të dështonin, Nixon duhet të nxisë më tej luftën dhe duhet të bombardojë digat. Një akt i tillë, shkruante me entuziazëm Graham, “mund ta shkatërrojë ekonominë e Vietnamit të Veriut brenda natës”.

Graham e miratoi këtë rekomandim. Kështu që tani predikuesi ishte duke mbrojtur një politikë që sipas vlerësimit të Nixonit nese do kryhej do të rezultonte me vdekjen e një milion njerëzve.
Komisioneri i lartë gjerman në Holandën e pushtuar, Seyss-Inquart, u dënua me vdekje në Nuremberg për shkatërrimin e digave në Hollandë gjatë Luftës së Dytë Botërore. (Egzekutimi i tij nuk i pengoi Forcat Ajrore Amerikane në vitin 1953 të shkatërronin qëllimisht digën Toksan në Korenë e Veriut e cila ujiste 75 përqind të fermave me oriz të Koresë së Veriut.)

Ky zbulim i Grahamit si një kriminel aspirant lufte nuk shkaktoi ndonjë trazirë kur u bë publik në vitin 1989, njëzet vjet pasi ishte shkruar. Askush nuk mendonte të qortonte Grahamin apo edhe ta pyeste për çështjen. Krejt i ndryshëm ka qenë reagimi mbi një kasetë të re e cila zbuloi publikisht bisedën mes Graham, Nixon dhe Haldeman tek flasin për dominimin hebre në media dhe ku Graham fliste per kapjen që “çifutët” i kishin bërë mediave.

Në llogarinë e James Warren në Chicago Tribune, i cili gjatë viteve kish nxjerrë shumë histori të shkëlqyera nga kasetat e Nixonit, në këtë mbledhje të Zyrës Ovale të vitit 1972 midis Nixon, Haldeman dhe Graham, Presidenti ngriti një temë mbi të cilën “ne nuk mund të flasim publikisht”, e quajtur influenca cifute në Hollivud dhe në media.

Nixon citon Paul Keyes, një konservator politik i cili ishte producent ekzekutiv i hitit të NBC, “Rowan dhe Martin qeshin”, duke i thënë atij se “11 nga 12 autorët janë hebrenj”.

“A është kjo e drejtë?”, Thotë Graham, duke nxitur Nixonin të thotë se revista Life, Newsweek, New York Times, Los Angeles Times dhe të tjera, “dominohen tërësisht nga hebrenjtë”.

Nixon thotë se rrjeti televiziv ankoron në skena figura si Howard K. Smith, David Brinkley dhe Walter Cronkite, “burra që nuk janë të tille”, por që mbrapa qëndrojnë autorët e tyre të cilët janë “95 për qind hebrenj”.

“Kjo kapje duhet të prishet ose vendi do shkoje drejt degradimit,” deklaron predikuesi më i njohur i kombit.

“A e besoni këtë?” Thotë Nixon.

“Po, zotëri”, thotë Graham.

“Oh, djalë,” përgjigjet Nixon.

“Kështu edhe unë(besoj). Unë kurrë nuk mund ta them atë, por unë e besoj atë.”

“Jo, por nëse zgjidhesh për herë të dytë, atëherë mund të jemi në gjendje të bëjmë diçka”, – përgjigjet Graham.

Nixon pranon se kjo nuk do të thotë “se të gjithë hebrenjtë janë të këqij”, por se shumica janë radikalë të krahut të majtë që duan “paqe me çdo çmim, kryesisht kur ceshtja lidhet për Izraelin. Çifutët më të mirë janë në fakt cifutët izraelitë. ”

“Kjo është e drejtë,” pajtohet Graham, i cili më vonë është i një mendje me një pohim të Nixonit se një “bllok i fuqishëm” i hebrenjve i kundervihet Nixonit në media.

“Dhe janë pikërisht ata që nxjerrin materiale pornografikë,” shton Graham.

Më vonë Graham thotë se “shumë hebrenj janë miqtë e mi të mëdhenj. Ata rrinë rreth meje dhe janë miqësorë me mua. Sepse ata e dinë se unë jam miqësor me Izraelin dhe kështu me radhë. Ata nuk e dinë se si ndjehem vërtet për atë që po bëjnë në këtë vend “.

Pas largimit të Grahamit, Nixon i thotë Haldemanit: “e di qe ishte dicka e mire që u morëm në këtë çështje me hebrenjtë.”

“Është një çështje tronditëse,” përgjigjet Haldeman.

“Epo,” thotë Nixon, “Gjthashtu, edhe hebrenjtë janë jofetarë, ateistë, imoralë dhe bastardë”.

Brenda disa ditësh si u bënë publike këto biseda, Graham i rrënuar u tërhoq nga ato që u dolën dhe u detyrua të pendohet publikisht. “Ekspertët” në lidhje me Grahamin u “tronditën” nga fjalët e tij thënë në atë tavolinë të Shtëpisë së Bardhë.

Pse tronditje?

A nuk e dinë ata se këto lloj diskutimesh janë në përputhje me standartet e 75 për qind të bisedave që bëhen në klubet amerikanë, për të mos përmendur shumë nga diskutimet baptiste të mbrëmjeve?

Nixon mendonte se hebrenjtë amerikanë ishin paqedashësit e majtë që dominonin Partinë Demokratike dhe qendronin pas sulmeve ndaj tij.

Graham i llogariste hebrenjtë e Hollivudit se ishin ata të cilët e kishin fundosur kombin në pornografi.

Haldeman ishte në një mendje me të dy.

Në çfarëdolloj niveli fantazie që mund të qëndronte biseda e tyre ata të gjithë e pranonin forcën e tyre. Por ata nuk thanë se donin të vrisnin një milion hebrenj.

Kjo është ajo që Billy Graham tha për Vietnamezët dhe askush nuk bëri zë.

Kjo ese është nxjerrë nga libri “End Times: the Death of the Fourth Estate”.

Jeffrey St. Clair është redaktor i CounterPunch. Libri i tij i ri është “Killing Trayvons: an Anthology of American Violence (me JoAnn Wypijewski dhe Kevin Alexander Gray). / Gazeta Impakt

burimi:CounterPunch

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne