Presidencialet në Francë, dalin rezultatet e Para. Beteja mes Macron e Le Pen

Kanë dalë projeksionet e para të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Sipas tyre, ka shumë të ngjarë që Macron dhe Le Pen të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Ndërkohë, rezultat dërmues duket se regjistron i djathti Fillon. Deri tani në avantazh është Macron i qendrës së majtë dhe pas tij renditet Le Pen, që është një antieuropiane.

Rezultatet deri tani janë: Macron me 23.7 % të votave, dhe pas tij, Le Pen me 21.7 %. Fillon që përfaqëson të djathtën, do të marrë 19.5 % të votave, ndërsa Melechon 6 %.

Kështu, projeksionet favorizojnë më shumë Macron, ish ministri i ekonomisë i qendrës së majtë që është një pro evropian dhe mbështetës i bizneseve, me lidhje të ngushta me socialistët jo shumë popullor të presidentit Francois Hollande.

Mbështetja e tij është e përqendruar kryesisht në zonat e përparuara urbane ku globalizmi ishte i dobishëm për shumëkënd.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne