Bota

Presidenti Erdogan bisedoi me homologun francez, Macron

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Teyyip Erdoğan) realizoi të enjten një bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Kërkesa erdhi nga Franca.

Presidenti Erdoan në bisedën telefonike me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron shkëmbeu mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe, çështjet aktuale dhe rajonale.

Të dy liderët theksuan rëndësinë që ka zhvillimi edhe më tej i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, investimeve reciproke ndërmjet Francës dhe Turqisë.

Gjithashtu u ra dakord për realizimin sa më shpejt të një takimi ndërmjet Ministrit të Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Allbajrak (Albayrak) me homologun e tij francez. Presidenti Macron tha se stabiliteti ekonomik i Turqisë është i rëndësishëm edhe për Francën.

Të dy liderët shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet e fundit në Siri, me theks të veçantë situatën në Idlib./ trt

OPINIONE