Bota

Presidenti Erdogan filloi kontaktet në Hungari

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në orën 11.00 mbërriti në Hungari me avionin «TC-TURpër një vizitë zyrtare në kuadër të sesionit të 4-t të Mbledhjes së Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari.

Në aeroportin “Liszt Ferenc” Presidenti Erdoan u prit nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Levente Magyar; ish-ambasadori i Hungarisë në Ankara Gabor Kiss; ambasadori i Turqisë në Budapest Ahmet Akif Oktay dhe stafi i Ambasadës.

Në këtë vizitë Presidenti Erdogan shoqërohet nga Zonja e Parë Emine Erdoan, ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale Zehra Zymryt Selçuk (Zehra Zümrüt Selçuk), ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çvuşoğlu), ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Xhahit Turhan (Cahit Turhan), ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, ministrja e Tregtisë Ruhsar Pekxhan (Pekcan), ministri i Kulturës dhe Turizmit Mehmet Buri Ersoj (Ersoy), zëvendëskryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Xhevdet Jëllmaz (Cevdet Yılmaz), drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahretin Alltun (Fahrettin Altun) si dhe zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın).

Pastaj Erdoan zhvilloi një takim me Presidentin e Hungarisë, Janos Ader në Pallatin Sandor./trt

OPINIONE