Bota

Norma e ulët e interesit u mundëson personave me të ardhura të ulëta të bëhen pronarë të shtëpive

Ministri i Thesarit dhe Financave, Berat Albayrak bëri të ditur se kanë përfunduar infrastrukturën që do të mundësojë blerjen e shtëpive me interes të ulët dhe me afat 20-vjeçar.

Ministri Albayrak foli në programin e takimit me botën e biznesit që u organizua në qytetin Samsun të Turqisë.

Duke vënë në dukje se janë duke kaluar nëpër një proces historik, ministri Albayrak bëri të ditur që prej tetorit e këtej kanë ulur normën e interesit në nivel 8,55 për qind dhe tha se kanë arritur një vazhdim historik.

Albayrak theksoi se do të vënë në jetë një model me të cilin do të mundësohet që edhe personat me të ardhura të ulëta të bëhen pronarë të shtëpive.

“Me një afat 20-vjeçar, ata do të bëhen pronarë të shtëpive me këste të ulëta sikurse paguajnë qiranë dhe me normën më të ulët të interesit në histori. Detajet e këtij modeli, me të cilin synojmë që çdo vit 100 mijë qytetarë të bëhen pronarë të shtëpive, do t’i publikojë Presidenti Erdogan gjatë një programi të posaçëm. Në dhashë Zoti ky është vetëm fillimi, shpresojmë që të vazhdojmë të japim lajme të mira”, deklaroi ministri Albayrak./trt

OPINIONE