Bota

Presidenti Erdogan informoi Sekretarin e NATO-s për operacionin “Dega e Ullirit”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi biseda telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Sipas informatave të marra nga burimet Presidenciale, Presidenti Erdogan gjatë bisedës telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg i uroi këtij të fundit ditëlindjen dhe shkëmbeu informata në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit” që po zhvillohet në zonën Afrin të Sirisë kundër elementëve të terrorit.

Kreu i shtetit turk tha se operacioni “Dega e Ullirit”, që po zhvillohet duke treguar kujdes të madh për të mos u dëmtuar civilët, nuk paraqet pengesë për luftën kundër DAESH-it, për më tepër është pjesë e kësaj lufte.

Duke vënë në dukje se Turqia është duke luftuar kundër të gjitha organizatave terroriste përfshirë edhe PYD/YPG, PKK, DAESH dhe FETO-n, Presidenti Erdogan shtoi se disa vende aleate të NATO-s tolerojnë organizatat terroriste në fjalë dhe është shqetësuese se ato mendojnë që kërcënimi i terrorit përbëhet vetëm nga DAESH-i.

Gjatë bisedës Presidenti Erdogan vuri theksin se Turqia vazhdon ti përmbahet vlerave të NATO-s dhe frymës së aleancës, ndërsa Sekretari i NATO-s tha se Turqia jep kontribut të rëndësishëm dhe se është një aleate e rëndësishme e aleancës.

Sekretari Stoltenberg preku edhe rëndësinë e luftës së përbashkët kundër terrorit, ndërsa deklaroi se ai ndanë me Turqinë shqetësimet e saj për siguri.

Presidenti Erdogan pati një bisedë telefonike edhe me homologun e tij ukrainas, Petro Proroshenko.

Në këtë bisedë, ku u fol për marrëdhëniet dypalëshe, u konfirmua edhe vendosmëria reciproke për të zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet ekonomike, tregtare, turistike dhe të industrisë së mbrojtjes mes Turqisë dhe Ukrainës.

Të dy liderët gjatë bisedës prekën edhe në çështjet e tërësisë territoriale të Ukrainës, zhvillimet e fundit në Krime dhe në çështjen e tartatëve të Krimesë.

Gjithashtu u fol edhe për shkëmbimin e informacioneve në luftën kundër organizatave terroriste me në krye FETO dhe për hapat që duhet të hidhen në këtë drejtim./ TRT

OPINIONE