Rusia kërkoi nga 23 diplomatë anglezë të largohen brenda një jave nga vendi.
Sipas një komunikate me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Rusisë, për shkak të akuzave “provokative” të Anglisë ndaj Rusisë për helmimin e ish-agjentit rus, Sergey Skripal dhe vajzës së tij Yulia, Rusia shpalli “persona non grata” 23 diplomatë anglezë dhe vendosi ti dëbojë ata.
Në deklaratë, ku bëhet e ditur se nga diplomatët anglezë është kërkuar që brenda një jave të largohen nga vendi, gjithashtu u tha se është tërhequr vendimi për lejimin e hapjes së konsullatës angleze në St. Petersburg.
Në mes tjerash theksohet se Moska në bazë të reciprocitetit mbanë të drejtën për hedhjen edhe të hapave shtesë ndaj Londrës.
Qeveria e Anglisë si reagim ndaj helmimit të Skripal kishte marrë vendim për zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe kishte deklaruar se në këtë kuadër do të dëbojë edhe 23 diplomatë rusë.
Anglia gjithashtu kishte vendosur të tërheq thirrjen e bërë ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov për të vizituar Anglinë dhe për mos marrje pjesë të parisë shtetërore dhe anëtarëve të familjes mbretërore angleze në evenimentin e Kupës Botërore që do të mbahet në Rusi./ trt