Presidenti Erdogan sinjalizoi operacione të reja ndaj Idlibit dhe Menbixhit

Presidenti, Recep Tayyip Erdogan dha sinjalin se pas Afrinit do të organizohen operacione në Idlib dhe Menbixh.

Në fjalën e tij drejtuar qytetarëve në Stamboll, Presidenti Erdogan preku edhe në operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë të shtunën e 20 janarit, për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të neutralizuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

Numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit arriti në 3 mijë e 700, bëri të ditur Erdogan ndërsa tha se pas Afrinit do të ndërmerren operacione edhe në Idlib dhe Menbixh.

Duke e bërë të ditur se mbrëmë gjatë bisedës telefonike me Presidentin Trump kanë biseduar në lidhje me këtë çështje, Presidenti Erdogan tha se “Presidentit Trump i kemi thënë se ne nuk mund të hedhim hap prapa këtu. Ne ndodhemi pranë të shtypurve dhe viktimave. Ky popull gjatë historisë ka hedhur hapa për të qenë pranë të shtypurve. Ndërkaq këtë çështje e kemi biseduar edhe para dy ditëve me Presidentin Putin. Ne kurrë nuk kemi qenë pranë tiranëve”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne