Bota

Presidenti i RTQV-së dhe udhëheqjes së Qipros së Jugut do të takohen më 26 Shkurt

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Mustafa Akënxhë (Mustafa Akıncı) dhe Udhëheqësi i Qipros së Jugut, Nikos Anastasiadis do të takohen në datën 26 shkurt.

Në deklaratën e bërë nga presidenca, bëhet e ditur mbledhja “jozyrtare” që do të realizohet në zonën tampon në rezidencën e Përfaqësueses së Posaçme të Kombeve të Bashkuara për Qipron dhe Shefen e Misionit të Paqes së OKB-së në Qipro, Elizabeth Spehar do të fillojë në orën 10.30 me orën lokale./ trt

OPINIONE