Presidenti iranian bisedon me Emirin e Katarit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, tha: “Teherani është i gatshëm të zgjerojë dhe thellojë më tej marrëdhëniet me Katarin”.

Presidenti i RII Hasan Ruhani, të enjten në mbrëmje në një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, pasi e uroi atë për festën e Kurban Bajramit, theksoi: “Irani i ka kritikuar disa vende arabe që kanë vendosur sanksione të padrejta ekonomike dhe politike ndaj Katarit duke krijuar tensione ndër vendet e rajonit dhe Teherani do të përdorë të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar dhe ndihmuar popullin dhe qeverinë e Katarit dhe për të krijuar stabilitet në rajon”. Presidenti iranian theksoi nevojën për konsultimeve rajonale mes Teheranit dhe Dohas për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e marrëdhënieve më të avancuara dypalëshe në kuadër të interesave të përbashkëta. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, Emiri i Katarit gjithashtu uroi për qeverinë dhe popullin iranian për festën e Kurban Bajramit dhe theksoi : “Doha dëshiron thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve të saj me Republikën Islamike të Iranit në të gjitha fushat dhe ky zhvillim është në favor të popujve të të dy vendeve dhe të krejt rajonit”. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, duke falënderuar Republikën Islamike të Iranit për qëndrimet parimore në mbështetjen e Katarit përballë sanksioneve të paligjshme të vendosura ndaj tij, tha: “Kombi dhe qeveria e Katarit i janë mirënjohës Iranit për kundërshtimin e këtyre sanksioneve dhe për hapjen e hapësirës ajrore, detare dhe tokësore iraniane për Katarin”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne