Presidenti sirian Ahmed Shera nënshkroi një marrëveshje me Forcat Demokratike Kurde, të cilët ranë dakord të bashkohen në institucionet e qeverisë së re, duke e njohur atë në të gjithë vendin.
Detaje të marrëveshjes Siri-SDF
1. Sigurimi i të drejtës së të gjithë sirianëve për përfaqësim dhe pjesëmarrje politike bazuar në merita, pavarësisht nga përkatësia fetare apo etnike.
2. Njohja e komunitetit kurd si pjesë përbërëse e Sirisë dhe garantimi i të drejtave të tij kushtetuese.
3. Armëpushimi në të gjitha territoret siriane.
4. Të integrohen të gjitha institucionet civile dhe ushtarake në Sirinë verilindore nën administrimin shtetëror, duke përfshirë pikat kufitare, aeroportet dhe fushat e naftës dhe gazit.
5. Të sigurojë kthimin e të gjithë sirianëve të zhvendosur në vendet e tyre të lindjes nën mbrojtjen e shtetit.
6. Mbështetje për Sirinë në luftën kundër mbetjeve të Asadit dhe të gjitha kërcënimeve për sigurinë dhe unitetin e saj.
7. Refuzimi i thirrjeve për ndarje, gjuhës së urrejtjes dhe përpjekjeve për të nxitur përçarje.
8. Komisionet do të punojnë për zbatimin e marrëveshjes deri në fund të vitit.
Burimi; Agencitë

