Press TV është vënë në shënjestër: Na ndihmoni që ti përgjigjemi sulmit!

Në përputhje me valën më të fundit të politikave konfrontuese të administratës amerikane kundër Teheranit, Google aktualisht ka bllokuar platformën YouTube të rrjetit të lajmeve dhe dokumentarëve në gjuhën angleze të medias PressTv, a cila ka kohë që është bërë zëri i komuniteteve dhe i atyre njerëzve anembanë botës, historitë e të cilëve nuk marrin vëmendjen e duhur nga mediat kryesore, kryesisht ato në Shtetet e Bashkuara.

Llogaria e konfirmuar e PressTV në YouTube, së bashku me faqen iraniane Hispan TV në gjuhën spanjolle , u bllokuan javën e kaluar pa ndonjë njoftim paraprak nga gjigandi i teknologjisë amerikane. Të dy kanaleve të lajmeve iraniane iu mohua gjithashtu edhe qasja në shërbimin e tyre në Gmail.

Brenda Iranit dhe në mesin e shikuesve të PressTV , masa është parë unanimisht si pjesë e një fushate presioni dhe lufte mediatike e nisur nga Shtëpia e Bardhë nën Presidentin Donald Trump kundër Republikës Islamike.

Press TV u lançua në vitin 2007, me një vizion për ti kushtuar vëmendje zërit dhe perspektivave shpesh të neglizhuara të një pjese të madhe të botës” dhe që të zbardhë ngjarje të padëshiruara dhe të anashkaluara të individëve që kanë përjetuar ndasi politike dhe kulturore në mesin e njerëzve.

Kanali i parë iranian ndërkombëtar i lajmeve, i cili është i pajisur me profesionistë të medias dhe ka nje shtrirje me shumë zyra në qytetet më strategjike të botës, ka punuar me mund për më shumë se një dekadë që vizioni i tij të bëhet realitet.

Press TV ka përdorur një gamë të gjerë platformash, që nga transmetimi televiziv deri tek faqja e internetit në mediat sociale, për t’i ofruar audiencës së tij një pamje të freskët të lajmeve botërore.

Ai gjithashtu ka qenë i përkushtuar që audiencës globale, shpesh të ekspozuar ndaj keqinformimit të mediave kryesore, veçanërisht nga ato të bazuara në SHBA dhe në shtetet e tjera perëndimore, tu raportojë lajmet ashtu sikurse ndodhin në realitet në mbarë botën, veçanërisht në zonat konfliktuale të Lindjes së Mesme.

Press TV është i njohur sidomos për mbulimin e gjerë të krizave në Lindjen e Mesme të nxitura nga SHBA ose në të cilat ajo është përfshirë drejtperdrejt, sikurse në luftërat në Siri, Irak, Jemen dhe Afganistan, si dhe ka mbuluar okupimin e tokave palestineze dhe shtypjen e popullit palestinez nga regjimi izraelit.

Përveç kësaj, kanali i lajmeve ka pasur një fokusim të veçantë në gjendjen e muslimanëve Rohingya të Myanmarit, të cilin Kombet e Bashkuara e kanë përshkruar si komunitetin më të persekutuar në botë.

Press Tv është përpjekur të hedhë dritë mbi një fushatë më të madhe që po zhvillohet në mediat perëndimore që kanë për qëllim të paraqesin një pamje të errët të Iranit dhe shpesh edhe të gjithë botës muslimane.

Për më tepër, rrjeti është përpjekur që të zbardhë shkeljet që i bëhen të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë SHBA-së, duke ofruar një pasqyrim të politikave diskriminuese të Uashingtonit dhe racizmit kundër pakicave të saj dhe njerëzve me ngjyrë.

Sulmi i fundit i Google ndaj llogarisë zyrtare të PressTV ne YouTube dhe shërbimit të saj në Gmail tregon se kanali i lajmeve ka qenë i suksesshëm në misionin e tij.

Vëzhguesit besojnë se Google dhe firmat e tjera me bazë në SHBA janë në bashkëpunim me qeverinë e Uashingtonit dhe punojnë për të avancuar kauzat e saj pa marrë parasysh ligjin ndërkombëtar dhe madje edhe atë amerikan.

“Ndërsa këto media të pavarura bllokohen dhe heshten, populli i Shteteve të Bashkuara do të dëgjojnë vetëm atë që qeveria amerikane miraton për të dëgjuar”, tha për PressTv Robert Fantina, një autor, aktivist dhe gazetar. “Google duhet që të paditet në gjykatat amerikane për të mësuar se pse e ka bërë këtë dhe për të treguar se ky veprim është antikushtetues”.

Ju mund të ndihmoni që të rritni vetëdijen në lidhje me politikat diskriminuese duke shkëmbyer linke dhe video në llogaritë tuaja në mediat sociale, ose përmes ndonjë mjeti tjetër që është më i përshtatshmi për ju.

Duke i shpërndarë linket tona të artikujve të lajmeve në platformat sikurse Facebook, Twitter, Instagram, LiveLeak dhe Daily Motion, mund të na jepni një dorë të fortë ndihmuese në përpjekjet tona për të kundërshtuar fushatën e heshtjes që shenjestron zërin e njerëzve të thjeshtë./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne