Kush i kontrollon kontrolluesit e fakteve? Facebook lë verifikimet e rrjetit në dorën e grupeve që financohen nga Soros dhe Kongresi i SHBA-së

Në kryqëzatën e tij kundër “lajmit të rremë”, Facebook është zotuar se do të luftojë paanshmërinë. Megjithatë kur është fjala për kontrollin e fakteve, duket se mbështetet në burime të cilat kanë lidhje direkt me qeverinë amerikane dhe struktura të tjera ndërhyrëse në politikën e vendit.

Për më shumë se dy vjet, gjiganti i medias sociale është munduar të bindë publikun se ai bën ç’është e mundur që të marrë qëndrimet e duhura kundër dezinformatave dashakeqe që përhapen përmes rrjetit dhe ka paraqitur një numër të madh instrumentesh që synojnë zbulimin dhe kundërshtimin e narrativave të rreme.

Megjithatë, në politikën e tij “kundër-dezinformimit”, Facebook duket se mbështet shumë në vendimet e marra nga disa palë të treta. Të dhënat që dorëzohen nga të ashtuquajturit ‘kontrolluesit e fakteve’, së bashku me shume reagime prej përdoruesve, duket se janë burimi kryesor në të cilin mbështetet Facebooku kur thotë se një postim është ‘i rremë’ ose jo.

Një zgjidhje e përshtatshme për të gjithë?

Facebook mburret me krenari se të gjithë “partnerët” me të cilët bashkëpunon, janë “të certifikuar” nëpërmjet atij që quhet “Rrjeti i pavarur ndërkombëtar i kontrollimit të fakteve” ose IFCN.

Sidoqoftë, përzgjedhja nga Facebook e njerëzve që vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rreme ngre shumë pikëpyetje. Ky “rrjet ndërkombëtar” i dukshëm dhe mbresëlënës që përmend Facebooku, është një projekt i drejtuar nga shkolla private e gazetarisë në Florida, Instituti Poynter për Studimet Mediatike.

Projekti, që me sa duket Facebook përdor si instrumentin e vetëm për të gjetur “partnerët” e besueshëm, duket se është shumë më larg nga insiativa vetjake që ka si synim të ndihmojë njerëzit që lundrojnë në internet përmes informacioneve të dyshimta.

IFCN nisi punën në vitin 2015 pas një donacioni bujar që kapi vlerën e 300,000 dollarëve, të cilin Instituti Poynter e mori nga dy burime. Një prej tyre është Fondacioni Kombëtar për Demokraci (NED) – një organizatë “soft-power”, e cila financohet kryesisht nëpërmjet shumave vjetore që jep Kongresi i SHBA-së. Një tjetër burim është Rrjeti Omidyar, një fondacion i drejtuar nga themeluesi i eBay Pierre Omidyar, i vetë-përshkruar si miliarderi “progresiv”.

Megjithëse ai ende nuk ka fituar aq shumë famë apo nderim për këtë çështje sikurse miliarderi dhe ndërhyrësi tjetër amerikan i politikës, Xhorxh Soros. Omidyar e ka treguar kohët e fundit veten si një mbrojtës i madh i operacioneve të ndryshimit të regjimeve. Që në vitin 2014 mediat amerikane raportuan se Omidyar mbështeste grupet antiqeveritare në Ukrainë që kundërshtonin presidentin e atëhershëm Viktor Janukoviç, i cili u rrëzua gjatë Maidanit.

Një raport nga Forbes sugjeronte gjithashtu se miliarderi ishte një nga financuesit më të mëdhenj të televizionit Hromadske me bazë në Kiev, i cili mbante pikëpamje anti-ruse teksa mbështeste grushtin e shtetit të dhunshëm të vitit 2014. Kohët e fundit, një grup gazetarësh zbuluan se Omidyar financon një gamë të gjerë të mediave përmes fondacioneve jofitimprurëse dhe organizmave të tjera që në fakt promovojnë agjendën liberale ndërhyrëse.

Sidomos dy vjet pas ngritjes së IFDN-së, Omidyar u bashkua pikërisht me një tjetër “ndërhyrës liberal”, Sorosin, për të kanalizuar rreth 1.3 milion dollarë në një projekt që mbështeste zhvillimin e tij.

Vetë Instituti Poynter ka gjithashtu Rrjetin Omidyar si dhe Fondin e Demokracisë, një tjetër fondacion i lidhur me themeluesin e eBay. Në listën e tij të donatorëve gjendet edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur (OSF) i drejtuar nga Soros dhe NED.

Ofruesit e ‘të vërtetës më të fundit’

Lista e kontrolluesve të “certifikuar” të fakteve e ofruar nga IFCN duket mbresëlënëse. Ajo përfshin agjensi të tilla ndërkombëtare sikurse Associated Press dhe Agency France Press (AFP), të cilat shfaqen në listë bashkë me degët e tyre në një duzinë vendesh. Në total, ‘rrjeti’ përshkruan 66 organizata si “nënshkrues të verifikuar” të “kodit të parimeve”.

Megjithatë, pikëpyetja mbi paanësinë mbetet. Disa nga organizatat e listuara si furnizues të besueshëm të së vërtetës së fundit dhe të përshkruar nga Facebook si “partnerë”, në fakt marrin fonde të konsiderueshme nga përfaqësuesit e Sorosit dhe Omidyarit, madje edhe direkt nga qeveritë perëndimore.

Një nga këto organizata e quajtur PolitiFact, pëlqen madje edhe atë që e quan “mbështetje administrative” të Institutit Poynter ndërsa merr fonde të konsiderueshme nga vetë Facebook. Kontrolluesit e fakteve me bazë në SHBA gjithashtu kanë grumbulluar donacione të rregullta nga Fondi i Demokracisë i Omidyarit që prej vitit 2013, të cilat kapin vlerat nga 125,000$ deri në 250,000$.

Në Britani, Full Fact Charity rendit Rrjetin Omidyar dhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur në mesin e 5 donatorëve më të lartë, ndërsa në Filipine Omidyar mbështet Rappler-in, një faqe lajmesh që gjithashtu ka hyrë në listën e ‘kontrolluesve të fakteve të IFCN-së, ndërkohë që kundërshton Presidentin Rodrigo Duterte.

Së bashku, Grupi Luminate i Omidyarit dhe OSF-ja e Sorosit, siguruan një të katërtën e fondeve, të cilin e mori në vitin 2018 një kontrollues i fakteve në Afrikën e Jugut, “Check Africa Check”. Ndërkohë, një tjetër organizatë e tillë me qendër në Turqi e quajtur Teyit, mori fonde direkt nga qeveritë perëndimore në formën e “ndihmës financiare” të ofruar nga ambasada britanike në Ankara, si dhe nga Fondacioni Evropian për Demokraci, një fondacion i financuar drejtpërdrejt nga shumica e shteteve të BE-së si dhe nga Zvicra dhe Norvegjia.

Disa nga organizatat në listë arrijnë gjithashtu të mbledhin donacione nga qeveritë perëndimore dhe nga “ndërhyrësit liberalë”. Një shembull i tillë është grupi kolumbian ‘La Silla Vacia’, i cili mori 14.5 përqind të financimit të tij nga Soros, 9.5 përqind nga ambasada britanike dhe katër përqind nga NED.

Duket se pas gjithë këtyre fakteve për Facebookun, gjiganti i medias sociale nuk duket se është ai që kërkon të shfaqet. Në vitin 2018, menaxheri i projektit të Facebook, Tessa Lyons, pyeti në mënyrë retorike nëse do ishte e mundur që të kishin një grup kontrollues faktesh që të ishin të njohur botërisht si njerëz të drejtë. Kjo është një pyetje shumë e mirë, të cilën Facebooku ndoshta duhet që t’ia drejtojë vetes./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne