Bota Islamofobi

Prezantuesi i emisionit i thotë muslimanes: “Ju nuk dukeni si amerikane”, por reagimi i saj i le pa fjalë

Një muslimaneje amerikane ju tha gjatë një interviste se ajo nuk “dukej si amerikane”. Ngjarja ndodhi kur ajo kritikoi ashpër politikën e Uashingtonit në Lindjen e Mesme, pasi presantuesi i emisionit filloi ta pyeste atë në lidhje me armët bërthamore të Iranit.

Hoda Katebi, një blogere myslimane 23 vjeçare e modës, u ftua në emisionin e mëngjezit të televizionit “WGN News” në Çikago për të folur për librin e saj “Teheran Streetstyle”. Por pas një diskutimi të shkurtër mbi fëmijërinë e saj në Oklahoma dhe përvojën e saj të vështirë të veshjes së hixhabit në shkollë, në një shtet që dominohet nga të bardhët, inervista ndryshoi drejtim. Një nga prezantuesit, Larry Potash, papritmas tha: “Le të flasim për armët bërthamore. Disa nga teleshikuesit tanë mund të thonë se nuk mund t’i besojmë Iranit. Cili është mendimi juaj? ”

Hoda, e cila u befasua nga ndryshimi i bisedës, nga nje intervistë mode në gjeopolitikë, u përgjigj me qetësi: “Une mendoj se ne nuk mund ti besojmë këtij vendi [SHBA-së]. Desha të them, çfarë ka bërë ky vend për shumicën e vendeve në Lindjen e Mesme?” Pyeti ajo me retorikë.

“Kur shikojmë trashëgiminë e imperializmit dhe kolonizimit të Lindjes së Mesme, shohim gjithë trashëgiminë e këtij vendi. Jo vetëm që ka sjellë dhunën, por edhe ka krijuar kapacitetin, pasi shumë prej këtyre armëve në Lindjen e Mesme janë sjellë pikërisht nga Shtetet e Bashkuara.”

Përgjigja e Katebit bëri që prezantuesi tjetër, Robin Baumgarten, tre herë fitues i çmimit Emmy, t’i thotë gruas muslimane të mirë informuar: “Shumë amerikanë mund të fyen nga ju. Ju jeni amerikane, por nuk dukeni si amerikane kur flisni [kështu] … ju më kuptoni se çfarë dua të them. ”

“Këto i them pasi unë kam lexuar!” u përgjigj duke qeshur me zë të lartë Katebi, i cila kishte studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikat e Lindjes së Mesme në Universitetin e Çikagos.

“Dhe mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që të shohim përtej këtyre rrëfimeve të thjeshta që na thuhen, qoftë në lidhje me gratë muslimane apo qoftë me trashëgiminë e këtij vendi, duke e ditur se ky vend është ndërtuar me kockat e skllevërve dhe me gjenocidin ndaj vendasve. Unë mendoj se ka shumë gjëra për të cilat ne mund të jemi krenarë, por nuk mund të lejojmë që të na verbojnë mbi realitetin e sotëm”.

Më vonë ajo tregoi një analizë të shkurtër të intervistës në blogun e saj JooJoo Azad. “U duk qartë se kjo nuk ishte intervista që ata prisnin,” shkroi ajo.”Ata më identifikuan si iraniano-amerikane, vetem sepse une nuk e denoncova Iranin dhe fola e argumentuar për SHBA-në.

“Natyrisht që duhen bërë pyetje në drejtim te dy vendeve, por jo me standarde të dyfishta. Kur ata thanë se ju nuk dukeni si amerikane, mos deshin të thoshin se amerikanët nuk duhet të vënë në dyshim qeverinë e tyre, duhet ta shohin botën bardhë e zi dhe të zgjedhin naivitetin mbi llogjikën e shëndoshë? Në këto raste, të gjithë ju duhet të veproni drejt,” shtoi Katebi. “Por për më tepër, çishte ajo intervistë live, e drejtpërdrejtë kundër një gruaje muslimane. Nëse një person i bardhë do te thoshtë të njëjtat gjëra si unë, ju garantoj se të qenurit e tij amerikan nuk do të vihej në pyetje,” përfundoi ajo.

Ajo tha se një prej prezantuesve, Baumgarteni, fituesi i çmimit Emmy, më vonë e telefonoi dhe i kërkoi falje.

“Kërkimi i faljes ishte i rëndësishëm, por i rëndësishëm është gjithashtu që këtë moment ta përdorësh si mjet mësimi dhe të pengosh që të ndodhë përsëri. Le ti ndryshojme gjerat”, shtoi Katebi./rt/Gazeta Impakt

OPINIONE