Bota

Princat sauditë mundohen të parandalojnë ardhjen në pushtet të Muhamed bin Selman

Burime të afërta me oborrin mbretëror në Arabinë Saudite, njoftojnë për përpjekjet e princave sauditë për të parandaluar ardhjen në pushtet të Muhamed bin Selman.

Princat sauditë janë angazhuar të mos lejojnë emërimin e trashëgimtarit Bin Selman në postin e mbretit deri në kohën kur Selman bin Abdul’aziz është gjallë. Për princat sauditë, deri në kohën kur mbreti 82 vjeçar është gjallë është e papranueshme që princi Bin Selman të marrë postin e mbretit të Arabisë Saudite. Sipas agjencisë Reuteres, princat sauditë po diskutojnë për mundësinë e zëvendësimit të princit Ahmed Bin Abdul’aziz 76 vjeçar, vëllai i vogël i mbretit Selman, pas vdekjes së tij. princi Ahmed është një prej atyre që ka kundërshtuar zgjedhjen e princit Bin Selman në postin e trashëgimtarit. Kredibiliteti i trashëgimtarit Bin Selman është dëmtuar rëndë pas vrasjes së gazetarit Khashoggi në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll./ PT

OPINIONE

INTERVISTA