Princi Talal i Arabisë Saudite transferohet në burg të zakonshëm

Princi El Velid Bin Talal, që është një nga personat më të pasur të Arabisë Saudite, nga hoteli luksoz, ku mbahej i ndaluar, u dërgua në burg.

Princi Talal u arrestua në kuadër të hetimit për korrupsion, që filloi dy muaj më parë në Arabinë Saudite.

Pas refuzimit për ti pagur qeverisë së Arabisë Saudite 728 milionë euro, Princi Talal, së bashku me autoritetet e larta, nga hoteli luksoz në kryeqytetin Riad, u dërgua në Burgun Al Ha’ir.

Në Arabinë Saudite, në kuadër të hetimit për korrupsion të filluar 2 muaj më parë, u arrestuan 200 persona, ndër të cilët kishte biznesmenë, princa dhe ministra./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne