Përmbytet varka me migrantë në Mesdhe, 113 të zhdukur

Zhduken në Mesdhe 113 migrantë që kishin marrë rrugën për të arritur në Evropë pas përmbysjes së varkës me të cilin po kalonin detin, transmeton AA.

Sipas një lajmi të agjencisë italiane të lajmeve ANSA bazuar në përfaqësuesin e Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM) në rajon, Flavio Di Giacomo, në ujërat e Libisë është përmbysur një varkë me 113 migrantë.

Sipas Di Giacomo, intervenimi i parë është bërë nga policia bregdetare e Libisë dhe peshkatarët, ndërsa shtatë persona, prej të cilëve një grua, janë shpëtuar.

Sipas deklaratës së migrantëve të shpëtuar dhe të sjellë në Itali me anije të IOM-it, në anije janë gjetur 120 persona, prej të cilëve nëntë fëmijë dhe 30 gra.

Sipas lajmeve në median italiane, dje në orët e vona për shkak të mbingarkesës ishte fundosur një varkë e nisur nga Libia me 120 migrantë, ku 80 migrantë humbën jetën.

Në një deklaratë në fund të muajit prill, IOM njoftoi se në katër muajt e parë të këtij viti jetën në Mesdhe kanë humbur 1.089 migrantë që kanë marrë këtë rrugë për të arritur në Evropë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress