Pro-rusët shpallin shtetin e ri të pavarur në lindje të Ukrainës

Forcat pro-ruse në territoret e Ukrainës lindore kanë njoftuar krijimin e një shteti të ri, duke i komplikuar më tej përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit që ka vrarë më shumë se 10,000 njerëz.

Udhëheqësi i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, Alexander Zakharchenko, tha të martën se rajoni, së bashku me një republikë të ngjashme në krahinën fqinje Luhansk dhe përfaqësuesit e rajoneve të tjera të Ukrainës do të formojnë një shtet të quajtur Malorossija. “Ne, përfaqësuesit e rajoneve të ish-Ukrainës, duke përjashtuar Krimenë, shpallim krijimin e një shteti të ri që është pasardhës i Ukrainës”, i Ukrainës ashtu siç ishte nuk mundet më të restaurohet”. Ai shtoi se qytetarët në Malorossija më vonë do të kenë mundësinë të votojnë për një kushtetutë të re. Malorossija është term i përdorur nga Perandoria Ruse për të identifikuar shumicën e zonave që aktualisht janë pjesë e Ukrainës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne