Procedimi penal ndaj koleges, reagon deputeteja e PD: Ky është fundi i parlamentit të turpit

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka theksuar se procedimi penal ndaj deputetes Liljana Elmazi është fundi i parlamentit të turpit dhe i një kryeministri diskriminues ndaj grave. Sipas deputetes ky procedim i ka shkaktuar neveri ndaj qeverisjes së mazhorancës që përmes shtetit policor me dhunë shkresore, kërkon të mbahet në këmbë e ti thotë shqiptarëve ”po bëjmë shtet”.

“Republika e vjetër në grahmat e fundit.

Procedimi penal ndaj një deputeteje është fundi i parlamentit të turpit dhe i një kryeministri diskriminues ndaj grave.

Miq,
Njoftimi zyrtar i policisë, për të nisur proçedim ndaj koleges Elmazi, më shkaktoi edhe më shumë neveri ndaj kësaj qeverisje e mazhorance që përmes shtetit policor me dhunë shkresore, kërkon të mbahet në këmbë e ti thotë shqiptarëve ”po bëjmë shtet”!!!

Vajmedet Edi Rama, që edhe në historinë e Vlorës ku ti je deputet, do hysh si burracaku që merret me zonja që i kanë dhënë e i japin krenari qytetit me trimërinë dhe kontributin e tyre. I bëj thirrje Aleancës së Grave Deputete të reagojë për rastin. Të jemi mbi të gjitha Aleanca e Grave të Lira, në parlamentin e kapur nga krimi. Ne do vazhdojmë të ngrihemi bashkë për Zgjedhje të Lira me Qeveri Teknike. “, shkruan Mimoza Hajdarmataj./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne