Profesori tallet me Thaçin që po promovon një liber që s’e ka shkruar vetë

Profesori në departamentin e shkencës politik në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi ka bërë një koment tallës në Facebook, për të cilën aludohet se i drejtohet presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

“A nuk ka lezet, pa shkru libër e qe besa edhe pa e lexu, me dal nëpër botë me promovu. Jetë, o jetë!”, ka shkruar Baliqi në Facebook.

Ndryshe, presidenti i vendit në disa vizita ka promovuar librin e tij biografik “New State, Modern Statesman” me autorë Roger Boyes dhe Suzy Jagger.

“Për shumë studentë dhe profesorë të Universitetit të Oxfordit, kam nënshkruar librin “New State, Modern Statesman”, i cili u prezantua para një auditoriumi të gjerë. Isha i nderuar që ligjërata dhe prezantimi i librit u bënë në këtë universitet, në të cilin kanë folur lidërë të ndryshëm, të cilët me veprat e tyre kanë lënë shenja në historinë e njerëzimit. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Një promovim të tillë ai e ka bërë edhe në Institutin holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne