Program i madh iftari në Holandë

Nga ana e Xhamisë Ulu, që varet nga Vakëfi i Çështjeve Fetare në Holandë u shtrua iftari i rrugës së “Sheshit të Xhamisë”.

Në qytetin Utrecht të Holandës, familjet myslimane dhe banorët e lagjes, u takuan në iftarin e shtruar në rrugë, që njihet edhe si “Sheshi i Xhamisë”.

Në këtë program morëm pjesë rreth 1 mijë e 400 persona.

Në programin e iftarit, së bashku me banorët dhe familjet holandeze, morën pjesë edhe deputeti i Partisë Denk, Selçuk Ozturk, pjesëtarë të policisë së Utrecht, prokurorë, pjesëtarë të bashkisë si dhe të institucioneve të tjera.

Me ezanin e kënduar jashtë të pranishmit hapën iftarin dhe më pas u fal namazi në mënyrë kolektive.

Programi i iftarit në rrugë, për të cilin u tregua një interes i madh, do të vazhdojë përsëri nesër./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne