Projektbuxheti 2020 “shtrëngon rripin”. Të ardhurat 502 miliardë lekë, deficiti 29 mld lekë

Ministria e Financave ka bërë gati projektbuxhetin e vitit 2020 sipas të cilit të ardhurat buxhetore pritet të arrijnë 502 miliardë lekë, shpenzimet 531.9 miliardë lekë me një deficit buxhetor 29.2 miliardë lekë.

Projekti I cili këto ditë pritet të miratohet nga qeveria parashikon njërritje të ardhurave me 16 miliardë lekë më shumë se plani i rishikuar i këtij viti, ose rreth 3.3 per qind më shumë. Shpenzimet do të rriten me ritme më të ulëta prej 2.4%, në raport me vitin e kaluar.

Qeveria ka miratuar buxhet më të ulët në vitin 2020 në raport me planin afatmesëm që u miratua vitin e kaluar në kuvend bashkë me buxhetin 2019. Sipas pritshmërive të janarit 2029 buxheti i vitit 2020 do të ishte 518 miliardë lekë në të ardhura dhe mbi 548 miliardë lekë shpenzime. Por për shkak të përgjysmimit të rritjes ekonomike dhe vështirësive në grumbullimin e të ardhurave plani afatmesëm është korrigjuar me ulje., por gjthsesi projektbuxheti ivitit 2020 paraqitet optimist në raport me zhvillimet reale nërealizimin e treguesve buxhetorë të këtij viti.

Gjatë periudhë 9 mujore, janar-shtator 2019 të ardhurat në buxhetin e shtetit ishin 343 miliardë lekë, teksa plani vjetor I Ministrisë sëFinancave sipas ndryshimeve të fundit në aktin normativ të muajit shtator është 386.6 miliardë lekë. Për 9 mujorin, buxheti ka mbledhur 7.8 miliardë lekë më pak sesa plani i parashikuar për tënjëjtën periudhë.

Pavarësisht deficiteve në mbledhjen e të ardhurave, Ministria e Financave nuk e rishikoi me ulje nivelin të ardhurave, ndonëse duket pak e besueshme që qeveria të grumbullojë 30 për qind tëprogramit vjetor të të ardhurave në vetëm tre muaj. Për periudhën tetor-dhjetor qeveria duhet të grumbullojë edhe 143 miliardë lekëose 47.8 miliardë për çdo muaj të mbetur në raport me rreth 38 miliardë që u mblodhën mesatarisht në çdo muaj për 9 muajt e parë.

Edhe gjatë vitit 2018 në dy rishikimet që iu bënë buxhetit u la pandryshuar programi I të ardhurave, në nivelin 464 miliardë lekë, por grumbullimet faktike në vitin 2018 sipas ministrisë së Financave ishin vetëm 459,9 miliardë lekë ose 14 miliardë më pak se programimi.

Projektbuxheti I vitit 2020 parashikon të grumbullojë 3.3 për qind më shumë se program I këtij viti, por kjo përqindje duhet të jetëshumë e më e lartë në raportin me faktin, duke e bërë pak tëbesueshëm realizimin e tij në kushtet kur ekonomia I ka përgjysmuar rritjen dhe burime të reja nuk po duken në horizont.

Qeveria synon të mbajë nën kontroll deficitin buxhetor përgjatë vitit 2020 duke e përcaktuar atë në nivelin e 29.2 miliardë lekëve, nënivelet e njëjta të angazhimit afatmesëm. Nëse të ardhurat do tërezultojnë më të ulëta sesa plani, për të mbajtur nën kontroll deficitin, qeveria do të detyrohet të ulë shpenzimet, kryesisht ato kapitale./ Monitor

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne