Projektet nga fondacionet për Rindërtimin, Rama tregon pse nuk ka filluar puna

Edi Rama ka marrë përgjegjësinë për vonesën e nisjes së Rindërtimit duke thënë se fondacionet që kanë mbledhur shumat për financim po durojnë se ia ka kërkuar ai.

Rama thotë se puna do jetë e përbashkët dhe fondacionet e kanë kontaktuar shpesh por ai i ishte përgjigjur “Amani, amani, duroni, duroni“..

Po ashtu Rama thotë se kush shan fondacionet ka sharë dhe atë por kontratat do jenë gati brenda muajit dhe puna do fillojë.

Fondacionet e tjera meritojnë falënderimin më të madh. Për faktin që kanë pranuar edhe të gëlltisin kritika të pamerituara si rezultat i mosfillimit të punës, për shkak se do bëhet e përbashkët. Që nga identifikimi i problemeve, jo vetëm strehimi, por edhe zonat ku do rindërtohen, pronësia, gjeologjia, gjeografia tek kryerja e planeve vendore, detajimi i tyre.

Ç’do të thotë kjo. Për të finalizuar kontratat individuale duhet të kemi pozicionimin e çdo shtëpie në terren të thyer. Vetëm kështu mund të dalësh në garë. Tjetër është kur shtëpia është në terren fushor, tjetër terreni i thyer, bazamenti, themelet. Etj.

Brenda muajit do kemi kontratat dhe puna do fillojë. Pastaj fondacionet do financojnë pjesët e tyre. Nuk mund të bëhet si ajo përralla me atë kafshën që flokët ia mori palloit, bishtin ia mori kalit, dhe doli gogol.

Këto projekte do përmirësojnë cilësinë e të jetuarit dhe organizimin. Fondacionet kanë duruar dhe herë pas here më shkruajnë ndërsa unë i përgjigjem aman aman, duroni edhe pak.”- tha Rama./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne