Nigeri, 69 të vdekur në sulmin e armatosur të Boko Haram

Si pasojë e një sulmi të armatosur nga organizata terroriste Boko Haram në pjesën verilindore të Nigerisë, shtetit në Afrikën Perëndimore, 69 persona kanë humbur jetën.

Sipas lajmeve në shtypin kombëtar, anëtarët e Boko Haram hapën zjarr pasi mbërritën në fshatin Foduma Kolomaiya në rajonin Borno.

Si pasojë e sulmit u vranë 69 njerëz, shumë të tjerë u plagosën si dhe shumë shtëpi u dogjën dhe rreth 100 bagëti të trasha ngordhën.

Ndërsa zv.zëdhënësi i ushtrisë së Nigerisë ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me ngjarjen.

– Në dy muajt e fundit janë neutralizuar 1.429 anëtarë të organizatës

Shefi Shtabit të Ushtrisë, Tukur Yusuf Buratai, të hënën njoftoi se në operacionet e ndërmarra dy muajt e fundit kundër Boko Haram janë neutralizuar 1.429 anëtarë të organizatës.

Që nga viti 2009, mbi 20 mijë persona kanë humbur jetën si pasojë e akteve të dhunës masive të Boko Haram-it, organizatë e cila është aktive nga fillimi i viteve 2000 në Nigeri.

Organizata që nga viti 2015 e deri më tani ka ndërmarrë sulme edhe në shtetet fqinje si Kamerun, Çad dhe Niger. Të paktën 2.000 persona e kanë humbur jetën nga sulmet e organizatës në pellgun e liqenit të Çadit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne