Prokuroria e Korçës mbyll hetimet për agjenten e postës private, dyshohet se Alma Beqiri u mori 3 milionë euro klientëve dhe i investoi në prona e biznese

Prokuroria Korçë dërgon në gjyq shtetasen Alma Beqiri, e cila dyshohet se nëpërmjet mashtrimit përvetësoi 3 milionë euro. 46-vjeçarja,  agjente e shërbimit postar ADEX në Korçë akuzohet se shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Shumën e konsiderueshme dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj. Ajo është zbuluar pas denoncimit të vetë kompanisë postare, si edhe nga klientë që kanë kryer pagesat për shërbimin e marrë, por rezultonin sërish debitorë në ADEX.

Klientët kanë deklaruar se i kishin kryer pagesat rregullisht pas marrjes së shërbimit. Alma Beqiri ishte menaxhere e postës private në Korçë dhe e gjithë vlera e përvetësuar monetare është mbledhur në harkun kohor të 2 vite.

Vendimi:

Nga hetimet rezultoi se si agjente rajonale e shoqërisë postare “Adex”, me pronar viktimën F.Z., e pandehura ka kryer transaksione të shumfishta fiktive duke blerë mallra tek persona të tjerë dhe duke raportuar fiktivisht se këto mallra ishin paguar. Në të njëjtën kohë, duke marrë pagesat e mallrave tek persona të tretë, e pandehura i ka raportuar si të paguara por duke mos depozituar pagesat në llogarinë e shoqërisë Adex duke përfituar në këtë mënyrë nëpërmjet mashtrimit një vlerë rreth 3 milionë euro.

Me urdhër të Prokurorit, shtetasja A.B. është ndaluar dhe iu sekuestruan disa automjete luksoze të cilat janë produkt i veprës penale të mashtrimit, të cilat ajo i kishte vendosur në emër të të afërmve të saj.

Prokuroria Korçë ka po heton paralelisht për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal për të identifikuar pasuri të tjera me origjinë të paligjshme dhe për të identifikuar dhe vënë nën përgjegjësi penale personat e përfshirë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne