Prokuroria kërkon 9 vite burg për Shpëtim Gjikën

Prokuroria e Vlorës kërkon 9 vite burg për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika.

Gjika akuzohet për shpërdorim detyre në dhënien e lejeve të ndërtimit të dy pallateve në zonën e Skelës.

Të pandehur bashkë me Gjikën janë edhe dy ish-zyrtarë të bashkisë, Dorjana Sulaj, Drejtoreshë e  Drejtorisë të Planifikimit të Territorit dhe Ridvan Mersinaj, për të cilët Prokuroria ka kërkuar dënim me nga katër vite burg.

Dënim me burg deri në 6 vite është kërkuar nga Prokuroria edhe për biznesmenin e qytetit bregdetar, Artur Harxhi, i cili ka përfituar lejen e ndërtimit abuzivisht me firmën e Shpëtim Gjikës.

Pretenca e Prokurorisë:
Shpëtim Gjika – 9 vite burg

Ish-zyrtarët e bashkisë
Dorjana Sulaj – 4 vite burg

Ridvan Mersinaj –4 vite burg

Ndërtuesi
Artur Harxhi – 6 vite burg

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne