Prokuroria ngre aktakuzë kundër Millorad Dodik

Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës ka ngritur aktakuzë kundër presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, si dhe kundër drejtorit të gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, Millosh Lukiq, të cilët akuzohen për veprën penale për moszbatimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Lajmi u konfirmua nga Zyra e Prokurorit e Bosnjës dhe Hercegovinës (ZPBH) më 11 gusht.
Më 9 korrik, Zyra e Prokurorit formoi një ekip të përbërë nga tre prokurorë, pasi u publikua dekreti i Dodikut në gazetën zyrtare të Republikës Serpska, në lidhje me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë Schmidt. Sipas dekretit të Dodikut, vendimet e përfaqësuesit të lartë nuk do të publikohen më në entitetin serb të Bosnjës, e as nuk do të respektohen, si dhe as vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës nuk do të vlejnë në territorin e entitetit serb në këtë vend.

Më 1 korrik, Schmidt i anuloi ligjet anti-Dejton të miratuara nga Asambleja Kombëtare e entitetit të Republikës Serpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës. Schmidt gjithashtu mori një vendim për ndryshimin e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale. Ambasada e SHBA-së në Bosnje dhe Hercegovinë përkrahu vendimet e Schmidt dhe paralajmëroi se “do të ketë pasoja” për veprimet e Asamblesë Kombëtare të entitetit të Republikës Serpska./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne