50 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Al-Aksa

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave nga Izraeli, raportphet se 50 mijë besimtarë falën namazin e xhumasë në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar te ptremten me date 11 gusht.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, forcat izraelite kanë vazhduar të bëjnë kontrolle të rrepta të identitetit në hyrjet e Mesxhid Al-Aksës.

Pavarësisht pengesave të Izraelit, muslimanët u dyndën në Al-Aksa për namazin e xhumasë. Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit publikoi informacionin mbi numrin e besimtarëve që falën namazin e xhumasë.

Sipas kësaj, rreth 50 mijë besimtarë falën sot namazin e xhumasë në Al-Aksa.

Forcat izraelite janë të vendosura rreth Kudsit dhe veçanërisht në xhaminë Al-Aksa dhe praktikojnë kontrolle të rrepta për ata që vijnë për të kryer lutjet në Al-Aksa./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne