Prona nga Himara në Lezhë, SPAK i sekuestron pasuritë ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë (EMRI)

SPAK ka njoftuar ditën e sotme se ka paraqitur kërkesën për konfiskimin e pasurive të Guxim Zenelajt, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë.

Bëhet fjalë për tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m², tri apartamente në Shëngjin dhe bodrume në Lezhë, në pronësi të Zenelajt.

Njoftimi i SPAK:

Bazuar në ligjin Nr.10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti para Gjykatës kërkesën e konfiskimit të pasurive të subjektit Guxim Zenelaj (ish gjyqtar i Gjykatës së Lartë).

 

 

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.26 datë 06.10.2023 ka vendosur ndërmjet të tjerave konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive si më poshtë:

1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;

3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë;

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne