Protesta antiraciste në Charlottesville të SHBA

Të bardhët amerikanë sërish janë tubuar në një protestë kundër racizmit në qytetin Charlottesville të Virxhinias.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vrasja e një protestuesve anti-raciste më 12 gusht në qytetin Charlottesville të shtetit Virxhinia, ka ngjallur protesta të gjera kundër racizmit në këtë qytet. Vrasja e një gruaje protestuese nga një person i cili me makinë goditi turmën e protestuesve ka shkaktuar zemërim dhe urrejtje në të gjithë Amerikën. Protestat arritën kulmin kur Donald Trump, president i SHBA në vend se të dënojë këto protesta, akuzoi të dyja palët në ngjarjen e ndodhur në Charlotesville. Charlottesville, për dy ditë, ishte skenë e një konfrontimi midis Ku Klux Klan dhe aktivistëve të bardhë racist nga njëra anë dhe aktivistëve anti-racistë nga ana tjetër. Në përgjigje të këtyre incidenteve, Donald Trump refuzoi të dënonte aktet e dhunshme duke falur racistët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne