Protesta e opozitës/ Nisin procedimet e para penale për zyrtarët e PD

Policia e Fierit përmes një njoftimi për media ka lajmëruar se ka nisur procedimet e para penale për organizatorët e protestës të ditës së sotme.

Sipas njoftimit të policisë janë 8 zyrtarë të PD më në krye Arben Ristanin që do të ndiqen penalisht, dhe 117 persona të tjerë që janë identifikuar nga policia si pjestar aktiv të protestës.

Më poshtë njoftimi i policisë:

Sot më datën 24.04.2017, Partia Demokratike zhvilloi një protestë publike e cila u shoqërua me bllokimin e rrugës nacionale Lushnje-Rrugozhinë.

Në këtë tubim nga shërbimet hetimore policore janë identifikuar si drejtues dhe organizatorë:

-Arben Ristani

– Myslim Murrizi

– Liljana Elmazi

– Roland Bejko

– Lefter Maliqi

– Luan Baçi

– Agron Kapllani

– Moisi Meminaj, ku ndër të tjera janë fotografuar dhe filmuar nga shërbimet përkatëse.

Gjithashtu janë identifikuar si pjesmarrës aktiv në këtë tubim 117 persona të cilët pjesa më e madhe janë banorë të Rrethit Lushnje, Divjakë, Rrethit Berat, Rrethit Fier, Rrethit Mallkastër etj.

Nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore të Prokurorisë dhe oficerëve të Komisariatit të Policisë Lushnje është kqyrur vendi i ngjarjes, vendi ku është zhvillur tubimi.

Janë kqyrur, marrë dhe sekuestruar 3 (tre) DV, me pamje filmike dhe fotografi të tubimit të lartpërmendur, me qëllim indetifikimin e organizatorëve dhe pjesmarrësve të tjerë në këtë tubim.

U kryen të gjitha veprimet e para hetimore – proceduriale dhe materialet i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, në ngarkim të shtetasve Arben Ristani, Myslim Murrizi, Liljana Elmazi, Roland Bejko, Lefter Maliqi, Luan Baçi, Agron Kapllani, Moisi Meminaj, dhe personat e sipërpërmendur pjesëmarrës në tubim për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit “, parashikuar nga Nenet 262 dhe 293 të Kodit Penal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne