Protesta e PD-së / Policia e Shtetit paralajmëron: Manifestim i paligjshëm, burg për shkelësit e ligjit

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë dhe Rendin në Policinë e Shtetit, Altin Qato, ka reaguar në emër të Policisë së Shtetit ndaj protestës së paralajmëruar të opozitës që pritet të zhvillohet ditën e nesërme.

Duke e cilësuar si manifestim të paligjshëm, ai paralajmëroi në konferencën për shtyp së do të merren masa ndaj shkelësve të ligjit, deri edhe në burgim.

“Zhvillimi i protestës cenon rendin dhe sigurinë. Policia e Shtetit nuk ka dhënë leje për zhvillimin e protestës. Çdo mjet që do përdoret në manifestim do regjistrohet, sipas ligjit ka dënime deri në burg për shkelësit e ligjit. Qytetarët të mos bien pre e thirrjeve që synojnë destabilizim. Të jenë vigjilentë nëse gjenden në këto tubime të paligjshme. Organizatorët dhe udëheqësit e këtyre manifestimeve të paligjshme duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi. Policia e Shtetit sic ka dëshmuar të gjithë këto vite është plotësisht e aftë të përmbushë detyrimet e saj.”, është shprehur ai ndër të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne