Shqiperia

Protesta, e vetmja gjë reale në një vend pa Gjykatë Kushtetuese, pa Parlament dhe me një qeveri personale

Si ta komentojmë protestën e sotme?

Së pari duhet të shquajmë rrezikun e dëmtimit të saj së pari nga paqartësia e drejtuesve. Por ky është rrezik minimal pasi në fund të fudnit opozita ja doli që të sigurojë pjesëmarrje masive dhe të dëshmojë qëndresë.

Së dyti duhet ta ruajmë protestën – për hir të mirë leximit jo si të tillë në vetvete – nga përpjekja për ta paraqitur si pa vlerë dhe aspektet banale të saj.

Kjo e dyta orkestrohet nga kryeministri Edi Rama me zgjatimet e veta mediatike. Por një gjë është e qartë: apeli i vazhdueshëm i aktorëve ndërkombëtarë dhe angazhimi I policisë flet se protesta është serioze.

Protesta dhe dorëzimi i mandateve janë akte të rithemelimit të rolit të opozitës. E mira do të ishte që Shqipëria ta rithemelonte vetë opozitën, por një gjë e tillë kërkon kohën e vet. Sot protest aka simetrizuar skenën politike për t’I dhënë vendit pamjen demokratike të një shoqërie që kundërshton realisht një qeveri që manifeston probleme shumë të mëdha. Vetë mënyra sesi kryeministri po flet për krizën dëshmon rënien graduale të tij drejt njohjes së realitetit politik. Politika nuk mund të neglizhojë nerving social dhe në fakt PD-ja u detyrua të kalonte në kushtet e tanishme.

Protesta ka edhe një vlerë tjetër. Ajo është diçka reale, e prekshme, e dukshme dhe me mesazhe politike. Në një vend ku çdo gjë është perde dhe teatër kjo ka shumë rëndësi.

Në Shqipëri nuk ka më gjykata reale, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Parlament real. Në Shqipëri edhe qeveria është një zgjatim personal i kryeministrit.

E vetmja gjë reale është protesta e cila megjithë dyshimet që e qarkojnë ka ristabiluzuar opozitën. Deri më tani. Zotit Rama i duhet një fasadë për të legjitmuar zgjedhjet pluraliste. Ky është basti i tij i fundit. Pas kësaj do të kenë rënë edhe zgjedhjet dhe askush nuk mund ta përkufizojë më Shqipërinë si vend europian nga pikëpamja politike. Mbërritja deri në këtë pikë ka edhe një aspekt pozitiv tjetër: kërkesat dhe përballja e tejkalojnë ambicien e një bashkëqeverisjeje. PD-së do t’i duhet shumë më shumë sesa marrëveshja e 17 majit 2017 që të quhet se ka përmbushur detyrimin e vet. Të shpresojmë se Pazari si akt formal do të sprapësohet në të mirë të vendit për t’i hapur rrugë marrëveshjeve të vërteta që ri-rregullojnë jetën kushtetues në këtë vend ku nuk duhet të livadhisë me paratë tona vetëm një njeri.

,

OPINIONE