Protesta kundër Brexit në Londër

Kundërshtarët e Brexit janë mbledhur në Londër për të protestuar kundër daljes nga BE.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik, protesta kundër Brexit në Londër është quajtur “ Manifestimi për ndryshim” dhe në të është shprehur kundërshtimi me daljen nga BE. Protestat janë organizuar në kohën e mbajtjes së votimeve të brendshme në partinë në pushtet për zëvendësimin e kryeministres Theresa May. Për këtë post garojnë Boris Johnson ish ministër i jashtëm dhe Jeremy Hunt ministri aktual i jashtëm i Britanisë së madhe. Theresa May ka dhënë dorëheqje pasi në disa përpjekje për miratimin e marrëveshjes mes Londrës dhe Brukselit për zbatimin e procesit Brexit ka dështuar, proces që është shtyrë deri më 31 tetor 2019. Nëse Anglia nuk zgjidh problemet mbi marrëveshjen për Brexit me BE, atëherë ekziston mundësia e largimit të saj pa ndonjë marrëveshje./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne