Protesta kundër Trump në Londër

Mijëra qytetarë britanikë kanë protestuar të shtunën në Londër kundër politikave të presidentit të SHBA, Donald Trump.

Siç njofton rrjeti televiziv Press TV, mijëra protestues kanë dalë në rrugë në Londër dhe në qytete të tjera në të gjithë Britaninë për t’u bashkuar me një protestë globale kundër politikave të presidentit amerikan Donald Trump, të cilin e shohin si një kërcënim serioz për botën akademike. Demonstruesit, duke përfshirë shkencëtarë dhe akademikë, u mblodhën tek Muzeu i Shkencave në Sheshin e Parlamentit në Londër. Marshimi për Shkencën, është pjesë e një lëvizjeje globale që synon të sfidojë politikën e Trump për ndryshimet klimatike dhe shkurtimet e propozuara të buxhetit për programet federale të shkencës. Organizatorët e tubimeve në Britani të Madhe thanë se ishin të shqetësuar se retorika rreth akademikëve kërcënon të anashkalojë kërkimet dhe hulumtimet në përpjekjet për përballjen me ndryshimet klimatike globale. Presidenti i SHBA, Donald Trump, jo vetëm që ka mohuar ndryshimet klimatike, por këtë çështje e ka quajtur “komplot” kundër ekonomisë së SHBA./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne