Protesta kundër Vuçiç në Beograd: Po kontrollon mediat

Në Beograd, për të tretën javë radhazi, me dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër presidentit Aleksandr Vuçiç. Protestuesit, akuzojnë kreun e shtetit serb se ka vendosur një regjim autokratik dhe po ushtron kontroll të plotë mbi medien.

Protestuesit mbani parulla ku shkruhej “një në pesë milionë”, duke ju referuar një deklarate të hershme të Vuçiç, sipas të cilit edhe po të mblidheshin pesë milionë njerëz në rrugë, ai nuk do i dorëzohej kërkesave të tyre.

Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 40 mijë persona.

Duke komentuar protestën, Vuçiç u kërkoi protestuesve që të vazhdojnë në mënyrë paqësore dhe pa dhunë, duke nënvizuar se pas çdo proteste ai dhe partia e tij bëhen edhe më të fortë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne