Protesta më e çuditshme! Qentë kundër Brexit!

Një grup pronarësh qensh, të cilët kërkojnë një referendum të dytë për Britaninë e Madhe, që ajo të mos largohet nga Bashkimi Europian, kanë planifikuar sot një manifestim kundër Brexit, pranë parlamentit britanik, në qendër të Londrës.

Grupi quhet ‘’Wooferendum’’, fjalë që në anglisht përdoret për të përshkruar një konfuzion të madh, shpreson për të pritur darkën më të madhe të qenve në botë.

”Pronarët e qenve do të inkurajohen që të sjellin kafshët e tyre në qendër të Londrës për të ngrënë”, thanë organizatorët.

Qëllimi i ngjarjes është të nxisë qeverinë që të “tërheqë vendin nga pragu i tragjedisë së paargumentuar të Brexit”.

“Kafshët mund të mbledhin jashtë parlamentit qindra njerëz, të cilët mendojnë se zëri i tyre nuk llogaritet”, tha themeluesi i ”Wooferendum”, gazetari Daniel Elkan.

“Qentë nuk do ta lënë Britaninë e Madhe të rrokulliset në humnerë”, theksoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne