Protesta në Fier, punonjësja: Naftëtarët e vjetër janë varur në mur, AlbPetrol drejtohet nga mësues dhe mjekë

Rreth 250 punëtorë të AlbPetrolit në qytetin e Fierit janë ngritur në protestë për shkak të pagave. Punonjësit kanë qenë çdo ditë në krye të detyrës, por do të marrin vetëm pagën e luftës.

Një punonjëse foli për “Fax News” duke shpjeguar se për çfarë po protestojnë dhe si u njoftuan për ulje të pagave dhe suprimim të vendit të punës. Sipas saj, AlbPetroli drejtohet nga disa persona që nuk kanë dijeni se si funksionon procedura dhe punonjësit lihen jashtë.

“Ne jemi mbledhur vetë. Na kanë dërguar dy email që nuk kanë lidhje. Jam specialiste prej 26 vitesh dhe 15 vite ekonomiste në një sektor të një filiali. Sot këta kanë dëshirë të na paguajnë me një pagë lufte sikur kemi ulur qepenat. Kemi shkuar edhe në këmbë. Janë bërë pagesat për pagë lufte gjoja.

Këta e drejtojnë AlbPetrolin nga Tirana, ia kanë rrëzuar vlerën kësaj kompanie të fuqishme.

Këtu e drejtojnë AlbPetrolin mësues dhe mjekë, kur të gjithë specialistë dhe naftëtarë të vjetër janë varur në mur. Nuk e di, unë flas që ta dëgjojë dhe kryeministri, jam socialiste prej 30 vitesh, nuk kam ardhur nga PD. Ne protestojmë dhe nuk do lëvizim kur këta që nuk kanë lidhje me sistemin e naftës qëndrojnë brenda dhe ne jashtë.

Kemi gati një orë e pak. Absolutisht këta nuk vijnë fare, rrinë në Tiranë. E drejtojnë naftën nëpërmjet emailet.

Por nafta nuk kalon nëpërmjet emailet, por nëpërmjet pusit, jo me shkop magjik. Po të dalin këto specialistët e rinj nuk dinë kush janë nënproduktet e naftës”, u shpreh punonjësja.

Ajo theksoi se do të dalin çdo ditë në protesta derisa kjo situatë të gjejë zgjidhje.

“Sigurisht, vij çdo ditë në 6:30. Këta që nuk kanë lidhje me sistemin e naftës dhe se dinë çfarë është nafta të marrin nga 2 milionë lekë.

Jam një ndër specialistet më të vjetra. I kam projektuar vetë puset në institutin e naftës. Nuk e di çfarë bën ky kryeministri, ajo ministrja që flet atje gjoja”, tha punonjësja./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne