Protesta të gjera në Palestinën e pushtuara kundër Netanjahut

Me mijëra persona në Palestinën e pushtuara kanë organizuar protesta në qytete të ndryshme si në Tel Avivi dhe Kods dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të regjimit sionist.

Gazeta izraelite “Haaretz” njoftoi se protestuesit izraelit duke mbajtur në dorë pankarta, kanë kërkuar dorëheqjen e Beniamin Netanjahut dhe kanë protestuar kundër korrupsionin të tij.

Protestuesit gjithashtu kanë hedhur slogane kundër paaftësisë së kabinetit qeveritar të regjimit sionist në përballje me virusin Korona, përmirësimin e gjendjes ekonomike si dhe kanë dënuar planin e Netanjahut për aneksimin e më shumë tokave të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan.

Territoret e pushtuara palestineze gjatë muajve të fundit kanë qenë arenë e protestave të vazhdueshme kundër korrupsionit dhe politikave të Beniamin Netanjahut./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne